Lojrat elektronike me anë të internetit, jepen liçenca vetëm për kompanitë shqiptare - Business Magazine Albania

Lojrat elektronike me anë të internetit, jepen liçenca vetëm për kompanitë shqiptare


Qeveria ka miratuar një vendim, i cili sanksionon se kompanitë që duan të marrin liçencë për lojrat elektronike në distancë duhet të jenë shqiptare. Sipas vendimit, çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas apo i huaj, që kërkon të pajiset me liçencë në kategorinë “Lojëra elektronike në distancë”, duhet të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Lojëra elektronike në distancë”, quhen lojërat e fatit online, ku lojtarët marrin pjesë nëpërmjet përdorimit të komunikimit në distancë, internetit, telefonit, por pa u kufizuar vetëm në to. Këto lojëra luhen në faqet zyrtare të internetit të subjekteve që marrin liçencë. Por për të marrë këtë liçencë subjektet që duan të zhvillojnë lojra elektronike të distancë duhet të kenë një kapital prej 1.2 miliardë lekësh ose rreth 9 milionë euro.

Sipas vendimit, kompania duhet të deklarojë burimin e kapitalit dhe ajo ose njëri prej aksionerëve të saj duhet të ketë të paktën tre vjet eksperiencë në fushën e lojrave të fatit për të marrë liçencën. Të gjitha subjektet e lojrave të fatit, liçencohen nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit. Sipas përcaktimeve të ligjit, për lojrat elektronike në distancë, tarifa e liçencimit është 200 milionë lekë ose rreth 1.5 milionë euro. Deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë kompani bixhozi të liçencuar për lojrat e fatit online.

fletoren zyrtare mund të lexoni më shumë për kushtet, kërkesat teknike dhe dokumentacionin për pajisjen me liçencë në kategorinë “Lojëra elektronike në distancë”.

/syri

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0