Logitech vjen me Pop Home Switch - Business Magazine Albania

Logitech vjen me Pop Home Switch


Krijuesi i aksesorëve, Logitech sot ka lançuar Pop Home Switch, një buton të ri që ofron disa veprime të caktuara, kur ju e shtypni atë. Kjo është e ngjashme me Amazon Dash Buttons, e cila ju lejon të bëni gjëra të tilla si të blini letra duarsh dhe detergjent lavanterie, por produkti i Logitech ofron më tepër dhe është më i përqendruar në aplikacionet smart-home.

Pop Home Switch do të integrohet me produkte nga LIFX, Lutron, Insteon, Phillips, Sonos, dhe prodhues të tjerë, për të mos përmendur harduerin e automatizuar të Logitech, Harmony, sipas një deklarate. Ndryshe nga Dash Buttons, e cila bën një gjë kur ju e shtypni poshtë, me Pop Home Switch ju do të jeni në gjendje të merrni rezultate të ndryshme të bazuar në mënyrën se si e shtypni Pop Home Switch. Pajisja është në gjendje të reagojë ndaj një shtypje të vetme, një shtypje të dyfishtë, dhe një shtypje të gjatë.

Butoni i Logitech do të ketë aplikacion përkatës për Android dhe iOS, i cili do të jetë në dizpozicion në javët e ardhshme dhe do të zbuloj pajisjet home-smart që janë të lidhura me rrjetin tuaj Wi-Fi. Me aplikacionin, përdoruesit do të jenë në gjendje të konfigurojn butonin të ndërmarrë veprime kur ju e shtypni një herë apo disa herë.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.alBusiness Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0