Lisandri Dragoj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Wolt në Shqipëri dhe Kosovë - Business Magazine Albania

Lisandri Dragoj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Wolt në Shqipëri dhe Kosovë

Lisandri Dragoj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Wolt në Shqipëri dhe Kosovë

Wolt, kompania teknologjike amerikano-finlandeze, ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Lisandri Dragoj si Drejtor të Përgjithshëm për Wolt në Shqipëri dhe Kosovë. Me mbi 16 vite përvojë në transformimin e bizneseve, udhëheqjen strategjike dhe inovacionin e orientuar drejt klientit, Lisandri sjell një bagazh të pasur ekspertize për të përshpejtuar rritjen e vazhdueshme të Wolt në tregun shqiptar dhe atë kosovar.

Gjatë karrierës së tij, Lisandri ka sjellë inovacion dhe ka drejtuar me sukses ekipe të departamenteve të ndryshme në role strategjike. Në pozicionet e tij të mëparshme drejtuese brenda kompanive ndërkombëtare të telekomunikacionit dhe teknologjisë, ai ka luajtur një rol kyç në transformimin e bizneseve, forcimin e angazhimit me klientët dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike. Aftësia e tij e vërtetuar për të menaxhuar ekipe të larmishme dhe për të përputhur objektivat e biznesit me nevojat e konsumatorëve e bëjnë atë kandidatin ideal për të drejtuar operacionet e Wolt në Shqipëri.

Ndërsa Wolt vazhdon të zgjerojë praninë e saj në Shqipëri, Lisandri do të fokusohet në nxitjen e rritjes së tregut, forcimin e partneriteteve lokale dhe ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer për klientët, korrierët dhe partnerët tregtarë. Njohuritë e tij të thella mbi ekosistemin digjital dhe mbi nevojat në zhvillim të konsumatorëve shqiptarë do të jenë thelbësore për suksesin që pritet të ketë kompania në vend.

Lexo edhe:Mërgim Cahani në një intervistë ekskluzive me The Recursive!

“Është një nder i madh të bashkohem me një kompani që po ridimensionon mënyrën se si njerëzit përjetojnë shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve të tjera. Ajo që më entuziazmon më shumë te Wolt është përkushtimi i saj i fortë për të mbështetur ekonominë lokale – duke fuqizuar bizneset e vogla, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe duke nxitur rritjen në komunitetet ku shërben. Ky mision përputhet në mënyrë të përsosur me pasionin tim për transformimin e bizneseve dhe rritjen strategjike. Me padurim pres të udhëheq ekipet në Kosovë dhe Shqipëri teksa vazhdojmë të përmirësojmë shërbimet tona, të forcojmë partneritetet dhe të lëmë një ndikim të qëndrueshëm në tregun dhe konsumatorin vendas,” u shpreh Lisandri Dragoj.Wolt është një kompani teknologjike me seli në Helsinki, e cila ofron shërbime shpërndarjeje online për klientët, tregtarët dhe korrierët. Platforma lidh njerëzit, të cilët dëshirojnë të porosisin produkte të ndryshme, me ata që duan t’i shesin dhe t’i shpërndajnë. Për të bërë të mundur këtë, Wolt ka zhvilluar një sërë teknologjish të avancuara, përfshirë infrastrukturë logjistike lokale, zgjidhje për tregtarët dhe mjete financiare.

E themeluar në vitin 2014, Wolt u bashkua me DoorDash në vitin 2022. Organizata e përbashkët operon aktualisht në 31 shtete, me misionin për të krijuar mundësi të reja dhe për të përmirësuar jetën urbane, duke fuqizuar komunitetet lokale përmes inovacionit dhe zgjidhjeve të z gjuara. Në Shqipëri, Wolt nisi operimet në Tiranë në vitin 2024 dhe u shndërrua brenda një kohë të shkurtër në një nga platformat udhëheqëse të shpërndarjes në vend. Nisur nga ky sukses, Wolt zgjeroi operacionet edhe në Durrës muajin e kaluar, duke forcuar më tej praninë e tij në tregun shqiptar dhe duke sjellë shpejtësinë, komoditetin dhe cilësinë karakteristike për më shumë përdorues dhe partnerë lokalë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0