Liome Sul Garda, vendi i cili mbahet nën vëzhgim shkencor - Business Magazine Albania

Liome Sul Garda, vendi i cili mbahet nën vëzhgim shkencor

Liome Sul Garda, vendi i cili mbahet nën vëzhgim shkencor

Është një vend me korije dhe tarraca limoni, një fllad malor çuditërisht i ngrohtë dhe mban njerëzit më të shëndetshëm në botë. Po flasim për “Liome Sul Garda”, një fshat piktoresk peshkimi i vendosur në brigjet e liqenit Garda në rajonin verior të Lombardisë të Italisë, ku jetojnë rreth 1000 banorë.

Është vendi më verior në të gjithë botën ku limonët rriten natyrshëm dhe ka një klimë jashtëzakonisht të butë, duke marrë parasysh vendndodhjen e tij në ‘këmbët’ e Alpeve.

Lexo: Pfizer: Vaksina kundër kancerit mund të jetë gati në 2030

Ndoshta kjo përzierje faktorësh është ajo që ka çuar në pretendimet e fshatit për një “eliksi” sekret për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë.

Shumë vendas me sa duket janë të bekuar me aftësi të shkëlqyera tretëse që i lejojnë ata të hanë shumë ëmbëlsira e yndyra dhe sërish të mos kenë probleme shëndetësore.

Për 40 vjet, njerëzit e ‘Limone sul Garda’ kanë qenë nën vëzhgim shkencor, por vetë banorët shprehen se kjo është gjenetike. Edhe shkencëtarët mendojnë se është një gjen në ADN e banorëve që i lejon ata të mos vuajnë nga probleme kardiovaskulare dhe mpiksjet e gjakut. cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0