Linjë direkte fluturimi me Zvicrën, nga prilli i vitit të ardhshëm

Linjë direkte fluturimi me Zvicrën, nga prilli i vitit të ardhshëm

~2 minuta lexim


Kompania ajrore “Edelweiss” me bazë në Zvicër do të nisë fluturimet direkte Zyrih-Kloten drejt Tiranës.

Gazeta Blick, përmes një artikulli promovues për Shqipërinë shkruan se, “në një mënyrë apo tjetër Shqipëria vlen për një udhëtim”.

“Bëhuni si një nga shumë shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe duan të kalojnë pushimet verore në atdheun e tyre. Si turist, i cili dëshiron të njohë një vend me një histori të trazuar, peizazhe spektakolare dhe plazhe të bukura në Adriatik me çmime të ulëta. Ose si një biznesmen – ekonomia e vendit ende ka shumë potencial zhvillimi”, shkruan gazeta zvicerane.

Lexoni: Saimiri u tregon zviceranëve sa e mirë është Shqipëria

Lidhjet aktuale janë problematike sipas medias zvicerane duke theksuar se, “Shqipëria është e vështirë të arrihet direkt nga Zvicra. Nëse zgjidhni tokën, atëherë udhëtimi me autobus ose makinë merr shumë kohë. Edhe ata që marrin tragetin nga Italia, nuk arrijnë shpejt”.

Lexoni: Fuqia punëtore në Shqipëri merr notën 10 nga sipërmarrësit zviceranë

Kompania e fluturimeve Edelweiss ka njoftuar gjithashtu se në qershor të vitit të ardhshëm do të nisë fluturimet nga qyteti grek, Kallamata. Deri më tani, kompania mbulon 70 destinacione në 34 vende të botës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0