Fuqia punëtore në Shqipëri merr notën 10 nga sipërmarrësit zviceranë - Business Magazine Albania

Fuqia punëtore në Shqipëri merr notën 10 nga sipërmarrësit zviceranë


 

Jemi mësuar të dëgjojmë shumë sipërmarrës të huaj të ankohen për fuqinë e pakualifikuar të punonjësve në Shqipëri. Por, një nga vendet me të zhvilluara në fushën e inovacionit, Zvicra, vlerëson fuqinë punëtore në disa sektorë si një nga pikat më të forta të vendit tonë. Në një intervistë për Businessmag.al kreu i Dhomës Shqiptaro-Zvicerane të Tregtisë, Xavier Davard thotë se kjo është një mundësi që po shihet me inters nga kompanitë zvicerane.

Lexoni më poshtë intervistën

Si e shikoni tregun shqiptar dhe në cilët sektorë mendoni se të dy vendet mund të bashkëpunojnë më shumë?

Fuqia punëtore në Shqipëri është një nga pikat e forta të vendit dhe paraqet mundësi fantastike për ekonominë tuaj. Investitorët e huaj gjejnë në Shqipëri profile me aftësi të larta në fusha të ndryshme duke përfshirë edhe projektet në fushën e teknologjisë së informacionit, turizmit etj.

Zvicra i kushon rëndësi inovacionit, me investime në këtë drejtim në nivel mbarë botëror dhe ekonomia zvicerane është organizuar të nxisë inovacionin duke filluar nga nxënës fillestarë te kompani multinacionale që udhëheqin tregjet ku operojnë. Potencialet shqiptare dhe përvoja zvicerane duhet të kenë një pikëtakimi në këtë rast, dhe SWISSA do të jetë ndërmjetësi.

Cili është opinioni juaj për ekonominë shqiptare. Çfarë do të sugjeroni për një bashkëpunim e zhvillim të mirë të tregtisë shqiptare jo vetëm me vendin tuaj, por me të gjithë tregun europian.

“Besimi” është thelbësor në një marrëdhënie të suksesshme biznesi. Kompanitë europiane duhet të besojnë tek institucionet shqiptare, ligjet, politikat dhe zbatimin e tyre. Sa më shumë ekonomia shqiptare të jetë e sigurt dhe e qëndrueshme, aq më shumë investitorë do të vijnë. Besimi është po aq thelbësor për eksportet e produkteve shqiptare. Kushdo e di që duhet kohë për të ndërtuar besim dhe një vizion afatgjatë është i nevojshëm të krijojë këtë hapësirë besimi.

Dhoma e Tregtisë Shqiptaro-Zvicerane është përfaqësia më e re e tregtisë ngritur në Shqipëri, cilat janë objektivat tuaja?

SWISSA, Dhoma Shqiptaro-Zvicerane e Tregtisë është themeluar nga pesë kompani, SIKA, SGS, SICPA, TAP and PWC, të cilat janë kompani zvicerane të përmasave ndërkombëtare ose me një prani të madhe në Zvicër. SWISSA do të jetë lidhja natyrale mes Zvicrës dhe ekonomisë shqiptare për anëtarë që kanë investuar tashmë në Shqipëri, antëarë që duan të investojnë dhe anëtarë të interesuar për të krijuar marrëdhenie me Zvicrën. Përmes partneritetit me dhomat zvicerina të tregtisë, SWISSA do të promovojë potencialet e ekonomisë shqiptare dhe të do të krijojë marrëdhënie mes kompanive për projekte të reja.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0