Linjat ajrore që dominojnë hapësirën ajrore shqiptare - Business Magazine Albania

Linjat ajrore që dominojnë hapësirën ajrore shqiptare

Linjat ajrore që dominojnë hapësirën ajrore shqiptare

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) për vitin 2025 tregojnë se tregu ajror në Shqipëri vijon të dominohet nga kompanitë low-cost, me Wizz Air dhe Ryanair që mbajnë peshën kryesore të trafikut të pasagjerëve gjatë gjithë vitit.

Wizz Air rezulton kompania lider absolute, me një kuotë tregu që luhatet nga mbi 60% në fillim të vitit, në rreth 48-59% gjatë muajve të verës dhe vjeshtës, duke ruajtur pozicionin dominues në të gjithë periudhën janar-nëntor 2025.

Kjo e bën Wizz Air transportuesin kryesor në TIA, me diferencë të ndjeshme nga çdo kompani tjetër.

Lexo edhe:Për çfarë ëndërrojnë qentë dhe macet?

Në vendin e dytë renditet Ryanair, e cila shënon një rritje të qëndrueshme të prezencës së saj, me kuota që variojnë nga 22% në fillim të vitit, duke arritur deri në 26 për qind në pranverë, dhe duke mbetur mbi 19-24 për qind gjatë muajve të tjerë.

Së bashku, Wizz Air dhe Ryanair kontrollojnë në disa muaj mbi 80% të tregut ajror në Tiranë.

Ndërkohë, linjat tradicionale evropiane si Lufthansa, Austrian Airlines, Air France dhe British Airways mbajnë kuota më modeste, zakonisht nga 1 për qind deri në 3.5%, duke reflektuar fokusin e tyre më të kufizuar në tregun shqiptar dhe orientimin kryesisht drejt fluturimeve lidhëse (hub-based).

Rritje vërehet edhe te charter-at dhe fluturimet sezonale, të cilat arrijnë kulmin gjatë muajve të verës, duke shkuar deri në mbi 7% të tregut në korrik-gusht, çka lidhet drejtpërdrejt me fluksin turistik.

AP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0