Linja e këshillimit për gra dhe vajza si u krijua dhe si funksionon… - Business Magazine Albania

Linja e këshillimit për gra dhe vajza si u krijua dhe si funksionon…

Linja parë e “Këshillimit për Gra dhe Vajza” të dhunuara në Shqipëri u hap më 1996. Në linjë ofrohet këshillim telefonik si dhe këshillim ballë për ballë për qindra gra çdo vit. Linja ju ofron këshillim psikologjik dhe ligjor falas, me qellim fuqizimin dhe mbështetjen e grave që janë viktima të dhunës. Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza ka si misionin e saj emancipimin shoqëror të grave dhe vajzave, si dhe promovimin e të drejtave të njeriut për të garantuar barazinë shoqërore, ekonomike dhe politike mes grave dhe burrave në Shqipëri.  Gjithashtu, ka si vizion të sajin një vend pa dhunë dhe me barazi gjinore, ku gratë dhe vajzat kanë hapësira dhe mundësi të barabarta me burrat dhe djemtë. Ejnxhi Pepa, pasi përfundoi ciklin e studimeve në Angli dhe Holandë mori vendimin që të punojnë në këtë linjë. Ajo rrëfen  se çfarë është kjo linjë, si funksionon dhe si operohet çdo ditë .
Si e morët vendimin për të dhënë një kontribut pranë kësaj linje?

Ai moment nuk ka qenë fort i lehtë por ka qenë shume i dëshiruar. Për mua është një profesion qe me jep çdo ditë kënaqesi. Une u ktheva nga një realitet i cili ishte shumë herë më ndryshe se Shqipëria ndaj më është dashur të punoj në këtë linjë për të kuptuar fatkeqësisht realitetin në të cilin jetojmë. Kjo linjë më ka ofruar një ambient shumë mbështetës dhe më ka dhënë mundësine qe të ofroj dhe unë ndihmë në vendin tim apo që të nxis gjërat për t’u bërë edhe më mirë .

 Ti vetë je rritur me rrymen e lirisë ?

Familja ime ka qenë gjithmonë e dominuar nga gratë . Unë jam rritur me gjyshen time e cila më njihte edhe me shoqet e saj të cilat edhe ato kishin mendësi shumë të hapur dhe te bukur . Ne që të vogla jemi mësuar të kemi lirinë tonë të fjalës. Kemi qenë përherë gra qe ndikonim në marrjen e vendimeve. Gjyshja ime ka qenë ajo që më ka ndihmuar të bëj hapat e mija në jetë .

Cilat kanë qenë ëndrrat e tua dhe i ke plotësuar sot ?

Kur isha e vogël në fakt unë ëndërroja të isha një vajzë e cila do të bëhej balerinë por kjo gjë nuk ndodhi kurrë . Nuk pendohem jam e lumtur edhe kështu . Të punosh me njerëz dhe për njerëz është e mrekullueshme unë arrij që t’a marr atë emocion të madh . Futem në botën e grave dhe vajzave shoh ku qëndron problemi dhe arritja më e madhe pastaj eshte qe gjejmë edhe zgjidhje.



A je produkt i fatit apo punës ?

Fati të vjen në jetë absolutisht që shumë gjëra lidhen me fatin por jo gjithçka.
E rëndesishme është të punosh dhe të ndërtosh eksperienca gjë që unë e kam bërë.
Mendoj që në çdo eksperiencë që kam ndërtuar ka qenë një burim informacioni dhe mua më ka ndihmuar shumë që të rritem qoftë vetë apo qoftë në karrierën time .


Kur u themelua linja e këshillimit për vajzat dhe gratë?

Linja është themeluar në vitin 1996 dhe është një ndër linjat më të vjetra. U themelua pas një ankete qe është bërë në 1992 nga e cila na rezultoi se më shumë se 85% e grave dhe vajzave në Shqipëri kishin përjetuar dhunë. Nën ndikimin e këtyre shifrave tepër të medha dhe alarmante ne ngritëm një organizatë tek e cila mund te gjenin mbështetje shume vajza dhe gra . Qëndra ka dhënë përherë shërbime dhe ndihma për këtë kategori dhe linja ka qenë e hapur që në 1996.

 Çfarë ka ndryshuar nga viti në vit ?
 Ne vitin 2016 u kërkua që kjo linjë të kthehet në një linjë kombëtare me një numër 116 117.
Numri funksionon 24-ore. Në këtë linjë mund t’a marrësh pagesë pra edhe nëse nuk ke kredit në telefon dhe e gjen veten përballë një stafi të përkushtuar të cilët të japin zgjidhje .
Nga psikologu deri tek psikiatri është e rëndësishme t’i përmend sepse per çdo grua që e lexon mund të ketë nevojë për shërbim .

A ka shumë raste të raportuara?
 Me rastin e pandemisë të gjitha rastet u trefishuan. Duke qenë që gratë ishin më të izoluara ato ranë preh e dhunës. Gjatë kësaj kohe ne kemi pasur rreth 6-mije telefonata ndërsa në vitet e mëparshme mund të ishin 2-mije telefonata në vit. Ndërsa në ditë numri i atyre që marrin dhe kanë hasur një rast dhune shkon deri në 35-persona.

 Shoqëria është e sensibilizuar për të raportuar dhunën?

Jo gjithmonë por nga viti në vit ka përmirësim të ndjeshëm dhe kjo është për t’u vlerësuar.
Ka komshinj që raportojnë dhunën dhe për këtë më vjen mirë nuk është e drejtë që të shohim një rast dhune dhe të heshtim.
Sa vjen dhe ka më shumë gra që marrin në telefon edhe vet dhe na vjen mirë sepse nuk kanë më frikë por përballen me problemin. Ka shumë vajza të reja që marrin dhe raportojnë dhunën dhe kjo na bën të ndihemi mirë.

Si zgjidhet një rast dhune?

Jo të gjitha rastet e dhunes zgjidhen sepse na vjen keq t’a themi por shumë gra kthehen sërish tek dhunuesi por nuk duhet të jemi demoralizues. Dhuna ka filluar të shihet si fenomen social dhe në këtë kontekst ajo po merr karakter për t’u zgjidhur me hapa më të shpejtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0