"LikSad e-Bike" fiton Betapitch Tirana 2019. Biçikletat elektrike do të vijnë së shpejti edhe në Tiranë - Business Magazine Albania

“LikSad e-Bike” fiton Betapitch Tirana 2019. Biçikletat elektrike do të vijnë së shpejti edhe në Tiranë


A keni menduar ndonjëherë të lini makinat dhe autobuzët dhe të lëvizni me biçikletë elektrike për të shkuar në punë apo në shkollë në trafikun e rënduar të Tiranës? Po sikur t’ju themi që së shpejti do të keni mundësinë të merrni me qera biçikleta elektrike nga “LikSad e-Bike”.

LikSad e-Bike është aktiviteti i themeluar nga 21 vjeçari, Sadi Lika, i cili ofron me qera biçikleta elektrike, ekologjike, shoqëruar me guidë turistike dixhitale.

Sadi Lika është dizenjuesi i biçikletave elektrike, ku më pas ato prodhohen në Kinë. Momentalisht aktivitetin e tij e ushtron në Durrës, ku i jep biçikletat me qera për turistët, si dhe këta të fundit mund t’i marrin ato për ture në vende të ndryshme. Së shpejti ai do të zgjerojë aktivitetin e tij edhe në Tiranë.

Gjithçka nisi kur ai përdori vetë një biçikletë elektrike dhe vendosi që këtë mundësi t’ua jepte dhe të tjerëve me aktivitetin e tij.

Me një grant të marrë nga IDEA në Korrik të këtij viti ai nisi sipërmarrjen e tij, ku tashmë ka dy të punësuar të tjerë, që rrinë në dyqan dhe që merren me riparimin e biçikletave.

Në vizionin e tij të së ardhmes janë makinat elektrike “Pas 5 vitesh duam të kalojmë tek makinat elektrike,” thotë Sadi.

“Ajo është e pajisur me bateri dhe motorr elektrik për ta bërë pedalimin më te lehtë dhe argëtues. Energjia që harxhon kur pedalon biçikletën elektrike është e barabartë me energjinë e harxhuar kur ecën,” thekson një nga anët pozitive të biçikletave Sadi. Në planet e tij gjithashtu është edhe kthimi i biçikletave normale në elektrike.

“Jam i pari dhe i vetmi në Shqipëri që ka biçikleta elektrike,” shton ai.

Ai së fundi ka fituar edhe kompeticionin Betapitch Tirana 2019, ku do të konkurojë në konkursin ndërkombëtar në Berlin, më 6 dhjetor me sipërmarrës nga e gjithë bota për shumën e 5000 euro / udhëtim në Silicon Valley, takim me investitorë, vizibilitet ndërkombëtar, e shumë mundësi të tjera.

Lexoni: BetaPitch Tirana shpall fituesin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0