Ligjvënësit nëpër botë po ashpërsojnë mbikëqyrjen e kriptomonedhave - Business Magazine Albania

Ligjvënësit nëpër botë po ashpërsojnë mbikëqyrjen e kriptomonedhave

Rregullatorët anembanë globit po bëhen më serioze në lidhje me kriptot këtë vit, pasi shqetësimet rriten për ndikimin mjedisor të kripto-minierave dhe përdorimin e aseteve dixhitale për aktivitete të paligjshme.

Qeveritë po përballen me balancimin e nevojës për më shumë mbikëqyrje dhe mbrojtje të investitorëve me dëshirën e tyre për të fituar para në industrinë në zhvillim.

Në Rusi, Vladimir Putin ka treguar se ai mbështet një plan për të taksuar dhe rregulluar minierat e kriptove, në vend që t;i ndalojë atë siç u propozua nga banka e tij qendrore. Ligjvënësit kryesorë demokratë në SHBA, e cila është bërë qendra më e madhe e minierave të Bitcoin pas ndalimit të Kinës vitin e kaluar, kanë mbajtur seanca dëgjimore dhe kanë kërkuar nga kompanitë e minierave detaje mbi përdorimin e tyre të energjisë dhe emetimet e gazrave serrë.

Lexo edhe: Përdorimi i kriptovalutave vazhdon të rritet. Ja çfarë duhet të bëni përpara se t’i pranoni ato si pagesë

Kombe të tilla si Britania e Madhe dhe Spanja po ndërmarrin hapa për të shtrënguar rregullat rreth reklamave mashtruese të kriptove, me një mbikëqyrës britanik që propozon të kufizojë marketingun e industrisë tek investitorët e pasur dhe me përvojë. Rregullatori financiar i Singaporit u tha kompanive të kriptove që të përmbahen nga reklamimi i shërbimeve të tyre për publikun.

Ndërkohë, rregullatorët në Estoni dhe SHBA po përpiqen të godasin atë që një zyrtar amerikan i quajti “malet” e mashtrimit në hapësirën e aseteve dixhitale, pasi ata shohin se monedhat përdoren për evazion fiskal, pastrim parash dhe madje edhe financim terrorizmi.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0