Ligji i ri fiskal/ Profesionet e lira taksohen 15%, në lupë edhe të ardhurat nga format e tjera - Business Magazine Albania

Ligji i ri fiskal/ Profesionet e lira taksohen 15%, në lupë edhe të ardhurat nga format e tjera

Tatimet

Të ardhurat nga biznesi për të vetëpunësuarit dhe individët tregtarë do të tatohen në masën 15%. Top Channel ka siguruar draftin e ri me disa ndryshime dhe mëson se ky është një ndër propozimet që po shqyrtojnë Financat i cili nuk ishte përcaktuar në draftin fillestar të ligjit për të ardhurat personale që pritet të bëhet publik në ditët në vijim.

Profesionistët e lirë janë ne shënjestren e ligjit të ri lista me të cilët do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, por ndryshimet duket se janë gjithëpërfshirëse pasi prekin shumë kategori tatimpaguesish. Një pjesë e tyre, pritet të nisin zbatimin nga 1 janari 2023.

Kështu, referuar draft-ligjit të ri individët që përfitojnë të ardhura nga punësimi deri në 2.4 milionë lekë në vit do të tatohen 13%, kurse për ata që tejkalojnë mbi 2.4 milionë lekë të ardhura norma e tatimit maksimale është 23%.

Lexo edhe: Si pritet të funksionojnë taksat e reja për të vetëpunësuarit

Ndryshime parashikohen edhe për deklaratën vjetore të të ardhurave personale. Nëse me ligjin aktual detyrimin për dorëzimin e saj e kanë të dypunësuarit dhe individët që përfitojnë mbi 2 milionë lekë në vit nga punësimi, me ligjin e ri pragu ulet në 1. 5 milionë lekë, duke bërë që kushdo që merr të ardhura bruto në këtë masë të bëjë dorëzimin e deklaratës vjetore.

Ndërhyrjet e ligjit të ri shkojnë më tej pasi parashikohet taksim i të ardhurave nga biznesi i çfarëdo lloji. Një regjim i veçantë taksimi do të ndiqet për bizneset bazuar në sektorin ku operojnë, ku nga të ardhurat e tyre do të zbriten shpenzimet e supozuara si një shumë e vetme.

Për veprimtaritë prodhuese do të zbriten 60% e të ardhurave, 90% për tregtinë me shumicë, 70% për tregtinë me pakicë, për baret dhe restorantet 60%, për artizanët 50% dhe për individët e punësuar do të zbriten 30% e të ardhurave, nga 35% që ishte në draftin fillestar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0