Ligji i ri per turizmin, Shqiperia me 3 aeroporte te reja - Business Magazine Albania

Ligji i ri per turizmin, Shqiperia me 3 aeroporte te reja


Problemi i pronave ne Shqiperi ka stopuar zhvillimin e turizmit. Shume investitore te huaj nuk kane guxuar te ndertojne ne bregdetin shqiptar, vetem per shkak te konflikteve me tokat. Nga ana tjeter, Shqiperia ka edhe TVSH-ne me te larte ne rajon, duke e bere turizmin teper te kushtueshem. Sherbimet, ndotja, mungesa e turizmit gjithevjetor, jane te tjera pengesa qe nuk e kane lejuar te shkoje aty ku duhet zhvillimi i turizmit shqiptar.
Pikerisht per t’i dhene nje hov te ri zhvillimit te ketij sektori ne vendin tone, duke synuar turizmin gjithevjetor eshte prezantuar sot ne Kuvend ligji i ri i turizmit. Vete ministri Arben Ahmetaj ka folur gjate per problemet dhe zgjidhjet qe do vijne permes ligjit te ri duke theksuar se te ardhurat qe sjell turizmi ne Shqiperi kapin shifren e 1.1 miliarde dollareve por se potencialet jane shume me teper se kaq.
Ministri beri te ditur para deputeteve te Komisionit Parlamentar te Veprimtarise Prodhuese se brenda dy javesh do propozohet ne Qeveri nje pakete e re qe parashikon uljen e TVSH-se, qe sipas direktivave te BE-se nuk mund te jete me e larte se 15 %.

Ahmetaj: Do ulim TVSH-ne per turizmin, jo me e larte se 15 %

‘Ka rritje kerkesash ne krahasim me nje vit me pare 25 % dhe per here te pare Shqiperia nuk arrin dot te furnizoje me shtreter kerkesat qe vijne, dhe kryesisht ka ndryshuar dhe grupi i turisteve; grupi kryesor i turisteve jane polake; çeke; sllovake; slloven; boshnjake, nordike, italiane. Pra, per here te pare ka nisur te ndryshoje dhe tipologjia e turisteve qe eshte nje shenje e mire. Ne jemi ne ministri tani duke punuar se bashku me shoqatat per nje pakete per mbeshtetjen e turizmit. Personalisht do te prezantoj perpara qeverise, besoj brenda dy javesh nje pakete ku perfshihet dhe ulja e TVSH-se. eshte shume e vertete qe te gjithe vendet qe ne konkurojme dhe qe kane industri turizmi te konsoliduar e kane jo me shume se 10 per qind TVSH-ne. Ne BE, TVSH-ja nuk mund te jete me shume se 15 %. Jam i bindur qe turizmi dhe industria kane nevoje per mbeshtetje te drejtperdrejte edhe fiskale,” tha ministri Ahmetaj.

Nje tjeter risi qe do te ndikoje se tepermi ne rritjen e numrit te turisteve ne vendin tone do te jete edhe ngritja e 3 aeroporteve te reja, duke i hequr keshtu eksluzivitetin aeroportit aktual te Rinasit. “Nene Tereza”.

Ahmetaj: Rinasi nuk do te jete me monopol, do kemi edhe 3 aeroporte te reja

“Koncesioni i aeroportit ne vitet qe kane kaluar ka funksionuar shume mire, sot ne kendveshtrimin e qeverise ekskluziviteti qe ka mbi qiellin demton turizmin, dhe po me kenaqesi e ndaj me ju qe jemi ne negociate te avancuar per te hequr ekskluzivitetin dhe per ti dhene mundesi Shqiperise te kete tre aeroporte te tjera; 2 ne jug; nje ne veri dhe ju garantoj qe brenda dy muajve ekskluziviteti me dialog dhe me negociate miqesore do te hiqet,” tha me tejministri Arben Ahmetaj.

Por edhe turistet e huaj brenda pak viteve do ta kene me te lehte dhe me pak te kushtueshme ardhjen ne Shqiperi, jo vetem permes aeroporteve te reja, por edhe permes Autostrades Blu, apo ‘Korridorit te Kalter’ siç quhet ndryshe projekti, i cili kalon permes vendeve te rajonit; Kroaci, Mal i Zi, Greqi, Shqiperi.

Ministri i Turizmit Arben Ahmetaj tha se se fundmi Komisioni Evropian e ka futur projektin e Autostrades Blu zyrtarisht ne rrjetet baze, dhe Shqiperia ka bere kerkesen per te nisur studimin e fizibilitetit. Ahmetaj tha se brenda 3 apo 4 vitesh kjo autostrade do te nis nga ndertimi.

Ahmetaj: Autostrada Blu nis ndertimin brenda 3 vitesh

“Ne konferencen e fundit te Komisionit Evropian, Autostrada Blu qe i referohemi ne, pra Adriatiko-Joniane qe zbret nga Kroacia, pra Slloveni, Kroaci, Mal i Zi, Shqiperi, dhe kalon ne Greqi, diku ne Janine apo ne Igumenice, dhe qe do varet nga gjurma zyrtare, eshte futur zyrtarisht ne rrjetet themelore baze dhe te BE-se. Kjo do te konfirmohet edhe ne Konferencen e Vjenes qe eshte ne kuader te vazhdimit te Konferences se Berlinit. Qeveria shqiptare menjehere ka bere kerkesen per te filluar studimin e fizibilitetit per gjurmen qe kalon ne Shqiperi dhe do te jete nje perpjekje e harmonizuar me Malin e Zi dhe me pjesen e ngelur te gjurmes ne Kroaci,”, tha me tej ministri Ahmetaj.

Ligji i ri per turizmin mori miratimin ne parim te Komisionit Parlamentar te Veprimtarise Prodhuese, nderkohe qe do te vijoje te diskutohet edhe ne komisionet e tjera, para se te shkoje per miratim ne Parlament.

Burimi: 10minuta.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0