Lidhur me imperializmin amerikan, sorosian, rus apo hënor - Business Magazine Albania

Lidhur me imperializmin amerikan, sorosian, rus apo hënor


Gjithë kjo histori e ditëve të fundit në politikën shqiptare, si ajo e frikës nga planet e Sorosit, dhe e frikës se presidenti iu kundërvu Amerikës, është shumë qesharake dhe bëhet për të larguar shqiptaret nga problemet reale dhe për të ruajtur pushtetet me rotacion të kësaj pakice që prej kohësh mban peng fatet e shumicës së këtij populli.

Fatet e vendit tonë nuk mund t’i vendosin më të huajt. Eshte absurde ta mendosh dhe ta besosh në kohët e sotme. Të huajt e katandisën Shqipërinë në ate pak territor të cunguar që është sot (Konferenca e Londres 1913).  Të huajt na e shtyjnë sa të munden hyrjen tonë dhe përparimin tonë, përsa kohë që ne nuk luftojmë dhe nuk jemi gati. Madje disa, më shumë s’na duan sesa na duan, per shume arsye, disa prej te cilave historike. Shihni kur botojmë një lajm negativ për veten, sa shumë amplifikohet në botë.  Të huajt shpesh vende si Shqipëria i trajtojnë si eksperiment. Të huajt, vende të vogla si Shqipëria i trajtojnë si një pjesëz të një problemi më të madh strategjik që ata kanë mes njëri-tjetrit. Të huajt, edhe ata që na duan shumë, mendojnë maksimumi 1% të kohës së tyre për Shqipërinë dhe 99 % për problemet e veta.

Unë personalisht kam shumë për zemër shprehjen që thotë: “Nëse ti nuk merr në duar fatet e jetës tënde, atëherë do jesh pjesë e planit të dikujt tjetër”. Kjo vlen edhe për një shtet. Nëse ti si shtet nuk ia del të luftosh për ekonominë tënde, për shtetasit e tu, për të zhdukur fenomenet negative që të turpërojnë e të shkatërrojnë, atëherë normal që të tjerët do luajnë ‘futboll’ me ty. Shihni Serbinë: Dy dekada më parë kishte gjithë botën kundër, për shkak të fajësisë në masakrat në Bosnje e Kosovë. E ndërsa sot është vendi më i fuqishëm ‘ekonomikisht’ në Ballkanin Perëndimor dhe po përparon me shpejtësi drejt BE. Të presësh sot nga bota, është paaftësi. Bota të respekton nëse je mirë në shtëpinë tënde.

Lexo: Shumë PR pak komunikim

Për mua zgjidhja e krizës politike që ka kapluar Shqipërinë, është super e thjeshtë. Eshtë pikërisht ajo zgjidhje që kjo klasë politike nuk dëshiron që ta bëjë: hapja e garës për njerëzit më të mençur për të drejtuar vendin. “Korrigjoni sistemin zgjedhor, dhe zhdukni listat. Jepuni mundësi njerëzve të mençur të kandidojnë, të krijojnë parti, të zgjidhen. Krijoni mundësinë që populli të vendosë me referendume për shumë çështje madhore.  Dhe mos i vidhni  më zgjedhjet!!!!!!.  Lërini t’i numërojnë votat mësuesit, mjekët, komuniteti, jo partitë. Kaq bëni. Kaq pak duhet dhe është një gjë që bota e ka bërë me kohë. Dhe ta shihni çfarë do zgjedhë populli dhe si do ndryshojë fati i këtij vendi. Shqiptarët nuk janë budallenj që t’i mësojë bota si ta duan vendin e tyre dhe si të bëjnë punë të bukura për Shqipërinë. Thjesht bllokuesit jeni ju, kasta e vjetër.

Kjo betejë s’ka fare lidhje me ndërkombëtarët, ata janë pjesë e politikës së jashtme, s’kanë punë me punët tona të brendshme. Beteja është mes njerëzve të duruar të këtij vendi dhe jush, klasës politike 30 vjeçare që jeni mbyllur brenda një rrethi vicioz, rrëzoni dhe zgjidhni njëri-tjetrin, shaheni dhe putheni sërish, vazhdoni të qarkulloni gjithë pasuritë e kombit brenda rrethit tuaj, duke mbajtur kështu të mbyllura brenda atij rrethi edhe fatet e Shqipërisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0