Libra në duart e një të tretës së planetit. Tërmet mes rregullatorëve - Business Magazine Albania

Libra në duart e një të tretës së planetit. Tërmet mes rregullatorëve


Nga shekulli i VII-të para Krishtit në vitin 2020. Nga monedha e mbretit Creso në Libi në Librën e mbretit të rrjeteve sociale Mark Zucherberg. Nga nevoja për të kaluar nga kutia në instrumenta në gjendje për të rregulluar shkëmbimet tregtare deri tek dëshira për të thyer binomin shtet-monedhë.

Tashmë revolucioni i kriptovalutës, si Bitcoin, ka shkakuar erën e re të monedhës jo qeveritare. Tashmë me Libra, jemi një hap edhe më përpara.

Me shpikjen e fundit të Facebook jemi përpara një monedhe të re, bazuar në blockchain fillimisht me autorizim, që do të jetë e disponueshme për miliarda persona.

Libra do të mbulohet nga një shportë rezervë me asete reale (depozita bankare dhe tituj shtetëror me afat të shkurtër). Ekuilibri i kësaj shporte garancie do të ndryshohet në rast se nevojitet të kompensohen luhatje të forta çmimi.

Rreth 2 miliardë njerëz në botë nuk zotërojnë një llogari Facebook. Me shumë përdorues (me apo pa një llogari bankare), prezantohen tashmë në treg si një alternativë e sistemit bankar ndërkombëtar që do të ofrojë një zgjidhje të shtrembërimeve (të tregut) që paraqesin sot kriptovalutat pak të përshtatshme për të shërbyer si një mjet pagese.

Lëvizja e Zuckerberg ka vënë në lëvizje sistemin finanziar tradizional dhe ka shtyrë kolosët si PayPal, Mastercard apo Visa të hipin menjëherë në automjetin Libra për të mos rrezikuar të hidhen në koshin e plehrave. Kolosë të tjerë të web, si Amazon, tani për tani janë në dritare.

Paolo Savona, president i Consob, i intervistuar nga Il Sole 24 Ore, ka deklaruar se po krijohet një situatë që mund të ketë pasoja shumë të forta, dramatike.  Shoqëri si Facebook dhe Amazon po zëvendësojnë banka të mëdha ndërkombëtare.

Po lindin sisteme pagesash kundër tendencës së sotme të miliarda personave. Për shembull, 500 milionë europianë që përdorin euron. Ndërkohë, nëse bankat humbasin sistemin e pagesave, janë të mbaruara. Sipas Paolo Pandozy, CEO i Engineering, është e dukshme që sipërmarrësit e big tech nuk do të jenë dakord të ndërmjetësojnë pagesat.

Duan të bëjnë bankat, të ofrojnë financim dhe të mbledhin kursime. Ndërmarrje globale me akses në profile të miliarda klientëve të mundshëm që nuk paguajnë taksa. Do të gjendemi para një ekonomie paralele të vërtetë. Përballe shteteve paralele që luftojnë monedhën. Sipas Christian Miccoli, themelues i Conio, sistemi bankar do të pëesojë një impact domethënës, duhet të ndryshojë modelin e biznesit dhe t’i afrohet në njëfare mënyre botës së re.

Il Sole 24 ore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0