Li-Fi gati të zëvendësojë Wi-Fi

Li-Fi gati të zëvendësojë Wi-Fi


Kompania më e madhe në botë Apple, duket se po teston një teknologji të re të quajtur Li-Fi sipas një kodi të gjetur në iOS 9.1.
Teknologjia Li-Fi është shpikur nga Harald Haas, një kërkues në Universitetin e Edinburgh. Kjo teknologji është 100 herë më e shpejtë se Wi-Fi, me një shpejtësi 224 gigabit/sek. Kjo shpejtësi e madhe arrihet pasi të dhënat transmetohen nëpërmjet spektrit të dritës.
Nuk ka akoma asnjë të dhënë se si Apple do ta përdorë këtë teknologji. A do të jetë Li-Fi pjesë e iPhone 7? Kjo gjë nuk dihet akoma.
Asnjë teknologji që është në treg nuk përdor Li-Fi dhe është e vështirë të bëhen krahasime. Një përdorim mund të jetë transmetimi i të dhënave brënda një dhome ndërmjet pajisjeve të ndryshme si Apple TV dhe iPhone. Shpejtësia e madhe e Li-Fi do të mundësojë një shkarkim të shpejtë të një filmi nga iPhone në TV. Gjithsesi është akoma herët të dimë se çfarë mund të bëjë me të vërtetë kjo teknologji.
Në vitin 2013 Apple regjistroi një patentë për një teknologji që do të transmetonte të dhëna nëpërmjet dritës. Ndoshta kjo patentë ka lidhje me teknologjinë më të re që mund të hedhë në treg Apple.

/Business Insider/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0