Li-Fi: Teknologjia që do të sjellë internet 100 herë më të shpejtë - Business Magazine Albania

Li-Fi: Teknologjia që do të sjellë internet 100 herë më të shpejtë


Kush është e ardhmja e internetit të shpejtë? Përgjigjja: Li-Fi! Të gjithë e mbajmë mend magjinë që solli dalja në treg e teknologjisë Wi-Fi. Tani pyetja qëndron:

A do të jetë teknologjia Li-Fi konkurrentja e asaj Wi-Fi?

Internet super i shpejtë

Wi-Fi është një lidhje e zakonshme interneti, po kështu Li-Fi. Wi-Fi përdor valët e radios, ndërsa Li-Fi valët e dritës. Ky është ndryshimi kryesor i këtyre dy teknologjive.

Duke iu rikthyer fizikës, spektri i valëve të dritës është 10,000 herë më i madh se spektri i valëve të radios. Me rritjen e përdorimit të kanaleve të Wi-Fi, rrjetet fillojnë të tejmbushen dhe shpejtësia e internetit fillon të ulet.

Si mundet të ruajmë një efektshmëri të lartë të internetit? Përgjigjja është Li-Fi. Kjo teknologji siguron një linjë interneti super të shpejtë, ka efektshmëri të lartë në konsumin e energjisë dhe ka një spektër të gjerë frekuencash.

Teknologjia LED

Li-Fi mbështetet në përdorimin e dritave LED dhe kjo e lejon përdoruesin të rregullojë intensitetin e dritave edhe në shpejtësi të mëdha. Kjo do të lejojë dritat e Li-Fi për të transmetuar të dhëna (që nuk mund të shihen me sy të lirë) te një marrës i sinjaleve të dritës.

Në parim, Li-Fi funksionon në mënyrë të ngjashme me telekomandën tuaj. Gjithsesi telekomanda përdor valët infra të kuqe, kurse Li-Fi do të jetë më i shpejtë dhe përdor një bandë frekuencash shumë më të mëdha. Ka disa fjalë se kjo teknologji mund të përdoret, në kamerat e celularëve.

Meqenëse të dhënat transmetohen me shpejtësi të lartë, dritat LED mund të vazhdojnë të përdoren si ndriçues për shtëpinë tuaj. Gjithsesi akoma nuk është gjetur zgjidhje se si do të punojnë këto drita gjatë mëngjesit, kur ne duam thjesht të përdorim internetin dhe nuk duam të ndriçojmë dhomën.

Shpejtësia?

Velmenni, një kompani estoneze, së fundi ka bërë një provë në zyrat e saj me teknologjinë Li-Fi. Shpejtësia e arritur është 1Gbps ose 100 herë më shpejt se teknologjia Wi-Fi. Në teori dhe në provat e laboratorëve, shkencëtarët kanë gjetur se shpejtësia e Li-Fi mund të shkojë në 224 Gbps.

Siguria?

Ju e dini se teknologjia Wi-Fi mund të piratohet nga jashtë. Kjo nuk ndodh me teknologjinë Li-Fi. Meqenëse Li-Fi përdor dritën për të transmetuar informacion, ështe e sigurtë, pasi drita nuk mund të përshkojë muret.
Pse Li-Fi?

Disa mendojnë se Wi-Fi, do të thotë “wireless fidelity” ose në shqip “besnikëri pa tela.” Kjo nuk është e vërtetë, “Wi-Fi” nuk ka ndonjë kuptim të veçantë. Wi-Fi është një fjalë që përdoret për të përshkruar një rrjet teknologjik që nuk përdor telat për të komunikuar. Ky term është vendosur nga një kompani e quajtur Interbrand.

E njëjta histori dhe me termin Li-Fi. Li-Fi nuk do të thotë ” Light Fidelity”, por është më shumë një fjalë tërheqëse për njerëzit.

Kur do të dalë në treg Li-Fi?

Velmenni, kompania që qëndron mbrapa idesë dhe produktit Li-Fi, thotë se teknologjia do të jetë në duart e përdoruesve brenda 3-4 vjetësh.

Mendja që qëndron prapa këtij koncepti është Harald Hass. Le të shpresojmë që kjo teknologji të jetë sa më shpejt në shtëpitë tona.

Mos hiqni dorë nga Wi-Fi

Pavarësisht parashikimeve për teknologjinë Li-Fi, shumë pyetje mbi këtë produkt duhen zgjidhur. Këto pyetje përfshijnë:

• Si do ta përdorin njerëzit teknologjinë Li-Fi në ambjentet e jashtme me diell apo në dhoma ku ka televizorë apo pajisje të tjera LED aktive?

• Siguria e teknologjisë Li-Fi është një avantazh i dukshëm, por a do të ketë internet në të gjithë shtëpinë me Li-Fi?

• Si çdo gjë e re, a do të jetë shumë e shtrenjtë pajisja me këtë teknologji?

Në mënyrë të dukshme nuk ka ardhur akoma koha të heqim dorë nga teknologjia Wi-Fi. Le të shpresojmë se ditët me një shpejtësi më të madhe të internetit të vijnë sa më shpejt.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 17 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0