Në një të ardhme të afërt botës do t’i duhet të braktisë Wi-Fi në favor të Li-Fi, një teknologji alternative me shpejtësi reale transmetimi të dhënash deri në 1 Gbps, 100 herë më i shpejtë sesa teknologjia Wi-Fi.
Më këtë shpejtësi secili prej jush do të ketë mundësi të shkarkojë një film në formatin HD në vetëm pak sekonda.
Një kompani e quajtur Velmenni ka zhvilluar një teknologji, e testuar në laborator dhe në ambjente reale në Estoni, e cila mund të arrijë këtë shpejtësi transmetimi.
Li-Fi transmeton të dhëna përmes dritave LED të cilat pulsojnë në rangun e nanosekondave dhe janë të pakapshme për syrin njerëzor. Kjo teknologji është shpikur në 2011-ën dhe në kushte laboratorike ka arritur shpejtësi marramendëse transmetimi prej 224 Gbps.
Ndryshe nga sinjalet Wi-Fi të cilët mund të penetrojnë muret e shtëpisë, teknologjia Li-Fi është e bazuar në sinjale drite që do të thotë se teorikisht është më i limituar. Por duke qenë i limituar është edhe më i sigurtë.
Teknologjia Li-Fi hap dyert për zhvillimin e teknologjive të reja në kushte shtëpiake. Në të ardhmen llampat që ndriçojnë ambjentet e shtëpisë pse jo mund për përdoren edhe për të shpërndarë internet.
/PC World Albanian/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.