Lexo më shumë libra në një kohë të shkurtër me aplikacionin Blinkist - Business Magazine Albania

Lexo më shumë libra në një kohë të shkurtër me aplikacionin Blinkist


Berlini njihet si qendra më e rëndësishme e startup-eve të Europës. Një qytet lehtësisht i identifikueshëm si përkrahës i inovacionit dhe i hapur ndaj zhvillimeve. Në qendër të gjithë këtyre startupeve qëndron “Blinkist”, një aplikacion që po e ndryshon mënyrën tonë të të lexuarit dhe ka zgjuar interesin e investitorëve amerikanë.

“Blinkist” nxjerr në pah detajet më të rëndësishme të librave më të mirë “nonfiction” në rang botëror vetëm brenda 15 minutave, por jo vetëm. Përdoruesit e “Blinkist” mund të lexojnë dhe dëgjojnë rreth 3000 tituj nga mendjet më të zgjuara në botë dhe menjëherë jep një impakt pozitiv në jetën e tyre.

Në më pak se 6 vjet, “Blinkist” ka arritur të grumbullojë një shumë prej 35 milionë dollarësh, e kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë personazheve të njohur në botën e startup-eve. Insight Venture Partners, një firmë e njohur amerikane e kapitalit privat dhe të sipërmarrjes ka qenë një nga investitorët e parë të Twitter, Tumblr dhe Hello Fresh dhe tashmë është mjaft e interesuar për të qenë e tillë edhe për këtë startup kaq të suksesshëm. Nënkryetari i Insight, Harley Miller e kupton më së miri se çfarë i bën startup-et më të suksesshme në botë të funksionojnë dhe e përshkruan “Blinkist” si “një kategori të re të vetë-optimizmit.”

1- Mënyrë e re për të mësuar!

“Blinkist i kushton më tepër rëndësi kuriozitetit të lexuesve se sa aspektit kohor”- TechCrunch

Gjetja e kohës për të lexuar është e vështirë, por kjo nuk do të thotë se librat janë të kufizuar. “Blinklist” e ka gjetur zgjidhjen! Ka zgjedhur të jetë një aplikacion “microlearning” , që do të thotë se çdo përdorues edhe pse mund të ketë një axhendë të ngjeshur, mund të lexojë çka dëshiron në sado pak kohë të lirë që i rezervohet. Investitorët shohin një të ardhme të ndritur me këtë mënyrë të re të të edukuarit dhe e shohin “Blinklist” si një startup që premton inovacion. Arrihet të shihen përfitimet dukshëm. Ky aplikacion ka rreth mbi 9 milionë përdorues dhe ofron kaq shumë gjëra për të mësuar. Mund të gjesh mbi 3000 tituj, seleksionuar  në 27 kategori unike dhe përditëson rreth 40 libra të rinj çdo muaj.

2- Lexo më shumë këtë javë se ç’bëre vitin e kaluar!

Duke u bazuar në studimet e Pew Research Center, amerikanët lexojnë vetëm 4 libra në vit dhe rreth 25% e tyre nuk kanë lexuar një libër të vetëm këtë vit. Por, mos u alarmoni. Kultura e të lexuarit nuk ka marrë fund akoma.

Dixhitalizimi nuk njeh limite, aq sa ka transformuar edhe mënyrën e të lexuarit. Popullariteti i e-books dhe audiobooks dëshmon se tashmë ka më shumë mënyra  për të lexuar sesa ka pasur më përpara. “Blinkist” po sjell një metodë të re! Po i ndihmon vërtetë shumë individët që pëlqejnë të lexojnë por që koha nuk i lejon të lexojnë aq sa dëshirojnë. Mbi të gjitha, “Blinkist” nuk po e zëvendëson leximin, përkundrazi  ndihmon njerëzit të lexojnë më shumë, e sidomos librat që ata pëlqejnë më tepër.

“Blinkist është një produkt revolucionar dhe drejtues që na e shuan etjen tonë për të marrë njohuri”- Nicolas Wittenborn, zv. President i Insight Venture Partners, Investitor i Blinklist.

3- Merr njohuri gjatë kohës që je në lëvizje!

“Blinkist” është një aplikacion i ndërtuar posaçërisht për t’iu përshtatur një axhende të ngjeshur, pra në këtë mënyrë përdoruesit mund ta përdorin kudo dhe kurdoherë  që u rezervohen disa minuta të lira. Duke marrë parasysh faktin, se leximi apo dëgjimi i disa pikave më kryesore të seleksionuara nga një libër i tërë të marrin vetëm 15 minuta kohë, marrja e njohurive gjatë kohës që jemi në lëvizje është më e lehtë se kurrë.

“Ne duam ta bëjmë marrjen e njohurive sa më lehtësisht të aksesueshme, dhe kjo arrihet duke ndërtuar  diëka kuptimplotë, e cila do të japë një impakt vërtetë pozitiv në jetën e individëve”- Holger Seim, bashkëthemelues i Blinklist.

4- Ndërtuar me ndihmën e shkencës!

Librat në “Blinkist” janë krijuar duke u bazuar në hulumtime neuroshkencore, për t’u siguruar që është tepër e lehtë të mbani mend atë që keni mësuar përmes këtij aplikacioni. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për mënyrën e shkrimit të përmbajtjeve dhe tejçimit të audios. Janë krijuar në atë mënyrë posaçërisht për t’u siguruar që çdo gjë që përdoruesi vendos të ezaurojë në këtë aplikacion të jetë e ruajtshme, të mos harrohet kollaj dhe e zbatueshme në jetën e tij.

Gjithashtu, përmbajtja  krijohet duke përdorur shembuj dhe studime të rasteve përkatëse – që do të thotë që përdoruesit kanë më pak të ngjarë të harrojnë atë që kanë lexuar dhe ka më shumë të ngjarë të mbajnë mend dhe zbatojnë ato që i konsiderojnë më të dobishme për ta.

Për ta bërë të mundur këtë gjë, ne kemi një ekip ekspertësh (sigurisht, humanë), të cilët seleksionojnë nga librat, pika më kryesore që një përdorues duhet t’i dijë në lidhje me një libër të caktuar. Theksohet termi “human” përsa i përket skuadrës që merret me procesimin e librave sepse “Blinkist” ka vendosur mos të përdorë ndihmën e robotëve. Sipas tij, njerëzit merren me librat më mirë sesa “Inteligjenca artificiale”, dhe kemi ruajtur këtë mënyrë për të qenë të sigurt se cilësia e përmbajtës është maksimale.

Lexo: Librat më të mirë për të lexuar në këtë periudhë sipas Bukinist

Me “Blinkist”, të duhen vetëm 15 minuta për të lexuar vetëm pikat më kryesore të një libri. Ky aplikacion është mëse i përshtatshëm për ata individë kureshtarë dhe që u pëlqen të lexojnë, por që nuk kanë shumë kohë të lirë në dispozicion. Çfarë pret? Provo ta shkarkosh aplikacion dhe shiko ç’mund të bësh!

Blinklist

Klea Isakaj

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0