Pandemia bëri që shumë biznese të mos qëndrojnë të hapura. Shumë biznese tashmë po punojnë online dhe po u shërbejnë klientëve online. Ndër to janë edhe Aladini, Bukinist, Beba, Sekret, Ide dhuratash. Këto janë dyqane që u shërbejnë klientëve online. Ato kanë 9 vite që operojnë me shitje online në Shqipëri.
Lexo: Ministrja e Arsimit: Provimet kombëtare do të mbahen. Udhëzuesi për vlerësimin del së shpejti
“Menjëherë që ditën e parë patëm kërkesat e para urgjente nga klientët për produkte kritike, si antibakterialët, maskat dhe më pas për produkte të tjera si bebelinat apo produkte të kujdesit për fëmijë”, shprehet Valer Pinderi, drejtues i Nettrade.
Sipas tij, “sapo morëm lejen ne u rikthyem në punë me staf shumë të kufizuar dhe nisëm punë. Pjesa tjetër nisën të punojnë nga shtëpia, në fillim pak të çuditur por sot po punojnë me orë të zgjatura edhe përse në shtëpi”.
Pinderi tha se, “2 Vitet e kaluara kemi investuar mbi 1 milion euro kryesisht në ndërtimin e strukturës dhe njohurive për shitjet online. Kjo mbase na bën që sot edhe përse nga shtëpia të jemi shumë të organizuar dhe t’u shërbejmë qindra klientëve çdo ditë. Situata e karantinës ka bërë që njerëzit të përpiqen të gjejnë zgjidhje për blerjet online dhe ne jemi kompania e vetme që kemi vite që investojmë vetëm për shitjet online”.
Ja çfarë po porositet më shumë këto ditë:
- Në vend të parë absolut janë: Ekspresët e kafesë dhe kafe
- Vendin e dytë që na surprizon dhe ne është librat tek: Bukinist
- Vendin e tretë : Laptopi për punët nga shtëpia
- Vendin e katërt : Bërëset e bukës
- Vendin e pestë : Lodrat edukative
- Vendin e gjashtë : Video game
Në videon e mëposhtme Aladini tregon situatën aktuale në zyra dhe për t’u dhënë njerëzve besim.
“Që prej ditës së parë të masave shtrënguese unë e dija që do ndodhte një fluks i tillë dhe menjëherë u kam dërguar të gjithë punëtorëve emailin më poshtë”, thotë Valeri.
Emaili i dërguar kompanisë datë 11.3.2020:
Përshëndetje,
Është shumë e rëndësishme që në zyrë dhe në familje të tregojmë qetësi dhe pozitivitet. Sot kemi të gjithë më shumë nevojë se kurrë për pak pozitivitet dhe shpresë.
Nga ana e Nettrade, mendoj që kemi një mundësi për të tejkaluar çdo vështirësi, por është moment kritik që duhet të dimë si ta përdorim.
Për 2 deri 3 ditë, njerëzve do të fillojnë t’u shpifen lajmet dhe sensacionet që ata duan të japin dhe do fillojnë të kuptojnë që ka jetë dhe duhet të vazhdojnë të jetojnë. Në këto momente, ne do jemi alternativa më e mirë, për disa javë rrjesht, sepse sërisht nuk do jetë shumë e sigurt të dilet në vende publike, apo të dilet përtej nevojave bazike në publik. Kështu do të fillojnë të shikojnë alternativën online.
Çdo njeri sot ka misionin, të shpërndajë shpresë dhe të përpiqet të rifutet në normalitet, për të gjithë ata që e kanë pothuajse të pamundur. Unë do jem i pari që do përpiqem t’ju bëj të kuptoni çdo ditë që jeta vazhdon, por bashkë me ju dhe me fuqinë e rrjeteve sociale që ne menaxhojmë, ne mund t’u japim gjithë shqiptarëve shpresë.
Sot puna jonë nuk është më çështje e përditshërisë, sot puna jonë është çështje e shpresës dhe zgjidhjes për të rikthyer jetën në normalitet.
Lexo: Mësime online, Ja cilat janë platformat që po u vijnë në ndihmë nxënësve
Ne kemi fuqi të përhapim këtë frymë dhe duhet të përpiqemi çdo ditë që vijmë në punë deri në normalitet, që me punën tonë të tregojmë që jeta vazhdon dhe njerëzit mund të jetojnë sërisht në kushte normale.
Bashkohuni me mua për t’i dhënë këtë frymë Shqipërisë!
Valer Pinderi
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.