Lëkura e parë artificiale që ndjen dhimbje - Business Magazine Albania

Lëkura e parë artificiale që ndjen dhimbje

Lëkura artificiale po bëhet gjithnjë e më njerëzore: tashmë ajo mund të ndiejë dhimbje, duke reaguar pothuajse menjëherë, ashtu si lëkura jonë natyrale, sipas provave të kryera mbi një prototip të zhvilluar në Australi, në laboratorët e Universitetit Rmit në Melburn. Studimi është botuar në revistën “Advanced Intelligent Systems”. “Ne kemi nevojë për zhvillime të mëtejshme për të integruar këtë teknologji në aplikime biomjekësore, por bazat, pra biopërputhshmëria dhe elasticiteti i ngjashëm me lëkurën, janë tashmë aty”, shpjegon koordinatori i studimit, Madhu Bhaskaran.

“Lëkura është organi ynë më i madh ndijor, me karakteristika të ndërlikuara, të zhvilluara për të dërguar një breshëri sinjalesh paralajmëruese kur diçka na dëmton. Përmes lëkurës ne vazhdimisht i perceptojmë gjërat përreth nesh, por reagimi ndaj dhimbjes shkaktohet vetëm në një pikë të caktuar, për shembull kur prekim diçka shumë të nxehtë ose shumë të mprehtë. Asnjë teknologji elektronike nuk ka qenë në gjendje të imitojë ndjeshëm ndjesinë njerëzore të dhimbjes, të paktën deri më tani. Lëkura jonë artificiale reagon menjëherë kur presioni, nxehtësia ose i ftohti arrin një prag të dhimbshëm”, shtoi ai.

LEXO: Inteligjenca artificiale për trajtimin e pacientëve

Për të arritur këtë, studiuesit kombinuan tri teknologji: Elektronikën elastike, e cila bëri të mundur krijimin e një pajisje elektronike që vishet, transparente, të pathyeshme dhe po aq të hollë sa një ngjitëse. Veshjet e ndjeshme ndaj temperaturës, një mijë herë më e hollë se një qime dhe e bazuar në materiale që transformohen në bazë të nxehtësisë. Së fundi, qelizat e kujtesës elektronike, të cilat imitojnë mënyrën se si truri ruan dhe rikujton informacionin e ruajtur më parë. Në këtë mënyrë lëkura elektronike është në gjendje të reagojë ndaj ndjesisë së dhimbshme me një shpejtësi të krahasueshme me atë me të cilën sinjalet nervore udhëtojnë nga lëkura natyrale në tru.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0