Christina Mayer*
Pra, pasi fitoi pothuajse 43 milion dollare nga loja online Kim Kardashian: Hollywood, Kim arriti te krijoje serish “buzz” ne internet me imazhin e saj per Revisten Paper.
Po, meqenese ajo eshte nga ato tipa te cilet “Nuk Jane Per Pune”, duke paraqitur fundshpinen e saj krejtesisht lakuriq (imazhin e plote te fotos ne instagram po e paraqes KETU), cka nuk ishte ndonje gje aq e re per shume njerez te cilet e kishin pare ne videot e saj te skandaleve, arriti te terheqe vemendje rreth saj duke rritur popullaritetin e saj dhe duke e cuar ne maja te vemendjes perseri. Dhe kesaj here pa realizuar ndonje video skandal…
Une a adhuroj Kim per naivitetin e saj per tu angazhuar ne boten e biznesit duke u angazhuar ne lojerat online apo mobile. Edhe pse shume njerez e pane kete veprim negativisht, princesha Kardashian nuk donte tja dinte shume.
Megjithate nuk po ju marr me shume kohe duke folur mbi etiken e saj apo per gjera te kesaj natyre. Deshiroj thjesht te tregoj se si dicka e tille eshte e lidhur me marketingun. Eshte gjithcka rreth “online buzz, impression & reputation”.
Impression – Pershtypja
Zakonisht ne mendojme se pershtypjet qe na ben ne nje veprim apo gjest jane te pergjithshme, por duhet te kemi parasysh se ato nuk jan absolutisht te njejta per secilin. Cdokush krijon pershtypjet e tij dhe ka perceptimet e veta ne lidhje me ceshtje apo personazhe te caktuara. Me levizjen e saj me te fundit, Kim sigurisht qe i beri pershtypje shume personave, por duhet pare se si audienca e saj d ota pertype kete pershtypje. Pasi kjo levizje mund ta ndertoje apo ta prishe reputacionin e saj.
Online Buzz
Nje nga gjerat qe cdo marketer duhet te arrije eshte padyshim te krijoje Buzz (veshtire te gjendet termi i sakte ne shqip) gje qe do te ndikoje per te orientuar vemendjen e audiences tek marka juaj. Sigurisht qe jane te shumta menyrat dhe veprimet qe duhet te realizohen per te krijuar buzz. Mund ta besh kete duke iniciuar nje debat intrigues, mund te krijosh konkurse apo mund te realizosh reklama video te cilat shkaktojne reagime emocionale nga ana e audiences tuaj. Ndersa nje menyre tjeter qenka postimi i linjave te te prapmeve ne Instagramin tuaj me mesazhin Break the Internet.
Duhet te them se nje nga gjerat qe shkaktoi me shume ndjeshmeri ndaj veprimit te Kim Kardashian ishte mesazhi qe shoqeronte fotografine. “Break the Internet”. Kjo deklarate provokuese vuri ne veprim shume nga perdoruesit e internetit te cilet aktualisht me montazhet e tyre, i treguan asaj se si ishte Interneti i cili mund ta “thyente” Kimin duke krijuar duzina me imazhe qesharake dhe qe e vinin ate ne loje te shoqeruara me hashtag-un #breaktheinternet.
Reputation
Tani, ketu jemi tek pjesa me komplekse ku do te flasim pak se si krijimi i buzz ne internet ndikon tek reputacioni juaj. Per mire apo per keq?
Te krijosh buzz ne internet eshte dicka e mire pasi krijon pershtypje dhe terheq vemendje rreth markes. Si pershtypja ashtu edhe vemendja terheq me shume vizitore ne internet ne website tuaj apo rreth profilit tuaj te markes, cka rrjedhimisht do te jellin shikueshmeri me te madhe nga vizitoret. Por duhet te kemi parasysh se keto 2 gjera (pershtypja dhe vemendja) mund te jene pozitive ose negative.
Ta verejme paksa reputacionin e Kim Kardashian. Per mendimin tim, veprimi i saj nuk do ”demtoje” reputacionin e saj pasi shumica e publikut deri me sot i kishin pare linjat e saj edhe lakuriq. Por per partneret e saj te ardhshem (dhe per disa femije te cilet luajne me lojen e saj online) mund te jete nje problem. Pra jo domosdoshmerisht krijimi i pershtypjeve dhe terheqja e vemendjes do ti sjellin shitje lojes se saj online.
Megjithate deri tani nuk mund te themi asgje me siguri por do na duhet te presim deri kur interneti te lodhet nga fotot e saj.
Po ju si mendoni? Cfare mund te thoni per arsenalin e Kim Kardashian? Do te ndikoje ne karrieren e saj dhe ne reputacionin e saj marketing? A do te perfitoje me shume revista Paper nga format e medha te Kim dhe buja qe krijon?
Mund te komentoni me poshte nese keni pergjigje.
*eshte Menaxherja e Marketingut te Visitorz.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.