Lehtësohen kriteret për fermerët që mund t'u rimbursohet nafta - Business Magazine Albania

Lehtësohen kriteret për fermerët që mund t’u rimbursohet nafta

fermerët

Në mënyrë që mund të fitojnë fermerët e duhur nga skema e mbështetjes së naftës, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka zhvilluar një mekanizëm. Instrumenti përfshin edhe fermerët që nuk mund të vërtetojnë se kanë marrë tokë bujqësore me qira, për të përfituar nga skema e naftës pa taksa. Në një takim me qytetarë, ministrja Ekonomi tha njëkoëhësisht se afati është zgjatur deri në datën 30 Mars. Kjo u bë për shkak të mbi 6200 aplikimeve të reja për t’u pajisur me NIPT.

Ekonomi ftoi fermerët të aplikojnë për t’u pajisur me kartën e fermerit, ndërsa theksoi se qeveria synon rritjen e mbështetjes buxhetore për këtë skemë në vitet e ardhshëm.

Aplikimet për skemën e mbështetjes me naftë pa taksa kanë nisur më 15 janar të këtij viti. Deri në fund të muajit shkurt, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në fund të shkurtit në portalin e-albania ishin regjistruar 15 120 fermerë.

Lexo: AgroTimeAl, aplikacioni për agroturizmin shqiptar

Sipas të dhënave zyrtare, në vendin tonë janë rreth 350 mijë familje fermere.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0