Lars Silberbauer, zëvendës president pranë Viacom Digital Studios, është folës në Spark.me

Lars Silberbauer, zëvendëspresident pranë Viacom Digital Studios, është folës në Spark.me


Lars Silberbauer është zëvendës president i lartë pranë Viacom Digital Studios, një divizion i fokusuar në krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes dixhitale në brandet globale të Viacom, përfshirë MTV, Nickelodeon dhe Comedy Central.

Lars ka punuar si Drejtor Global i Social Media dhe Video në kompaninë LEGO, ku ndërtoi nga e para startegjinë për mediat sociale dhe video të kompanisë së njohur të inovacionit të lojërave.

Ai ishte përgjegjës për strategjinë globale të LEGO dhe performancën në rrjetet sociale, kërkim dhe ekzekutim, kanalet e YouTube, LEGO TV dhe ekuivalentin kinez. Është e vështirë të imagjinosh se kur Lars filloi, kompania nuk kishte një faqe zyrtare të LEGO, ndërsa në vitin 2015 Adweek e renditi LEGO si kompania numër një në Social Media dhe YouTube në industrinë e lojërave.

Lars njihet si një nga 25 marketerët më inovativë dhe influencues në Europë sipas Holmes Report. Ai ka investuar në komunitetin dixhital si një këshillues për startup-et. Lars është gjithashtu anëtar bordi pranë #iamtheCODE, i cili ndihmon femrat e paprivilegjuara nga Afrika dhe Azia për t’u bërë lider dixhitale.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.meÇmimi i plotë i biletës është 300 €. 

Kliko këtu për t’u njohur me të gjithë folësit e Spark.me: https://bit.ly/2VrVjzT

Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit/internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivarit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0