Lars Silberbauer nga LEGO vjen si folës në Samitin “LEAP 2017” - Business Magazine Albania

Lars Silberbauer nga LEGO vjen si folës në Samitin “LEAP 2017”


Ekipi organizues i Samitit ‘LEAP 2017’, një nga konferencat rinore më të mëdha në Europë, e cila do të mbahet në datat 11-13 Maj, në Zagreb, Kroaci ka shpallur folësin e ri të ‘Leap Summit 2017’ – Lars Silberbauer Andersen, krijuesi i suksesit global të LEGO-s në median sociale dhe platformat video.

Me bazë në Londër dhe me ekipin në SHBA, Danimarkë, Shangai dhe Singapor, Lars drejton veprimtarinë strategjike dhe ekzekutive të kompanisë së mirënjohur dhe inovative të lodrave LEGO në median sociale. Ai ka zhvilluar angazhimin e kompanisë në median sociale nga e para dhe ka krijuar një organizatë globale.

Kur ai filloi punën në kompani, LEGO nuk kishte as edhe një faqe zyrtare. Në vitin 2015 Adweek e renditi LEGO-n si markën numër një në median sociale dhe YouTube në industrinë e lodrave. Lars është cilësuar si një nga 25 marketerët më të rinj dhe më me ndikim në Europë nga “Holmes Report”. Ai mban BA dhe MA në “Digital Media Science” dhe një HD në “Innovation and Organizational Strategy”.

Organizatorët e Samitit LEAP 2017 do të prezantojnë më shumë folës në javët në vazhdim.

Biletat e Samitit LEAP 2017 i gjeni në faqen zyrtare të konferencës. Çmimi i plotë i biletës është 200€. Por, të gjithë palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletës dhe mund ta përfitojnë atë për 40€ në rastin e studentëve dhe 80€ për sipërmarrësit e rinj.

Biletat e konferencës së Samitit LEAP përfshijnë: akses të plotë për 3 ditët e konferencës, akses në të 5 fazat, fjalime fantastike nga folës të njohur botërisht, akses në workshop-e, akses i plotë në të gjitha eventet Networking – ku do të njihni njerëz nga e gjithë bota, seanca me Mikrofon të hapur + Takime të shpejta dhe mundësi bisedimi me kompani dhe folës, materiale dhe pije freskuese, çertifikatë pjesëmarrjeje, akses në sallën e ekspozitave, akses në sallën e pritjes, program i pasur jo-formal, akses në takimin hapës “LEAP Attendees”, akses në eventet para dhe pas konferencës.

“LEAP Summit 2017” është një konferencë ndërkombëtare që mbledh më shumë se 1000 studentë ndërkombëtar, profesionistë të rinj dhe sipërmarrës të rinj që janë krijues të trendeve dhe drejtues të shquar në komunitetet e tyre. Ky është një event 3 ditor, i dizenjuar për individë të cilët duan të ndryshojnë botën dhe të krjojnë të ardhmen. Samiti LEAP 2017 do të zhvillohet gjatë periudhës 11 dhe 13 Maj 2017 në ambjentin e “Student Center” në Zagreb. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2016 nga HUKI. HUKI është një organizatë ndërkombëtare që i dedikohet promovimit të kulturës së sipërmarrjes dhe edukimit rreth qasjeve kreative dhe inovative për zgjidhjen e sfidave të botës reale në komunitetet lokale.

Për më shumë informacion klikoni në:

Faqen zyrtare të Samitit LEAP: http://www.leapsummit.com/,

Facebook: https://www.facebook.com/LeapSummitZagreb 

Twitter: https://twitter.com/LeapSummitZg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0