Land Rover vazhdon t'i përshtatet stilit të jetesës së klientëve

Land Rover vazhdon t’i përshtatet stilit të jetesës së klientit


Pak ditë më parë, Land Rover publikoi paketat e ndryshme për t’iu përshtatur stilit të jetesës së klientit. Më konkretisht, për ata të cilët duan të udhëtojnë me qentë e tyre.

Numri i paketave është 3.

E para (Pet Transportation Pack) kushton $463 dhe përfshin tapete për t’i shtruar në bagazh, tasa për ushqimin dhe mbajtëse për kafshët e vogla.

Paketa tjetër (Pet Load Space Protection Pack) kushton $620. Ajo vendos një rrjetë midis bagazhit dhe sediljeve duke mos lejuar kafshët të bëjnë pis tapicerinë e makinës.

Kurse paketa e fundit (Pet Care and Access Pack) e cila kushton $1,040. Ajo përfshin ato të cilat janë përmendur më sipër, por shton një “urë” e cila e lejon kafshën të zbresë e qetë nga bagazhi…nëse nuk i kalon 85 kg. Gjithashtu edhe një sistem portabël për t’i bërë “dush” qenit përpara se të hipë në makinë. Ajo mban 6.5 litra ujë dhe mund të përdoret deri në 5 minuta.

land rover

Këto paketa mund të porositen kur porosit Land Roverin tënd të ri. “The Drive” arriti të marrë disa informacione më shumë lidhur me këto paketa.

“Land Rover ka të bëjë me të shijuarit e momenteve në natyrë dhe kjo shkon krah për krah me të pasurit të një qeni me shumë klientë.” – u shpreh si fillim Finbar McFall, drejtor i marketingut të Land Rover. “Klientët tanë na janë shpreh se komforti i qenve të tyre është goxha i rëndësishëm për ta. Ata janë pjesë e familjeve tona. Pet Packs, kanë për qëllim t’u ofrojnë një udhëtim komod qenve dhe pronarëve të tyre njëkohësisht.”

https://youtu.be/LlwRsaCcGqA

Që nga krijimi i saj, Land Rover ka ndjekur një vizion të vetëm. Britanikët, janë të fokusuar me off-roading dhe udhëtime në natyrë. Ndaj, kur blen një makinë të tillë, blen më shumë se sa thjeshte një mjet me 4 rrota dhe një motorr.

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0