Lançohet NomadTech, platforma që promovon potencialin e inova... - Business Magazine Albania

Lançohet NomadTech, platforma që promovon potencialin e inovacionit në Shqipëri

Kur një ide e thjeshtë takohet me një vullnet të palëkundur, ajo kthehet në zhvillim, nën këtë mesazh u lançua sot NomadTech, një platformë e re inovative që synon të fuqizojë startup-et shqiptare dhe të promovojë një ekosistem zhvillimi të qëndrueshëm dhe bashkëkohor. NomadTech përfaqëson një angazhim konkret të sektorit privat për të mbështetur idetë që transformojnë, duke krijuar ura mes inovatorëve, institucioneve dhe sipërmarrjes.

Eventi u zhvillua në ambientet simbol të Piramidës së Tiranës, vetë një hapësirë transformimi dhe mblodhi bashkë liderë institucionalë, përfaqësues të qeverisë, aktorë të ekosistemit të inovacionit dhe përfaqësues të sipërmarrjes.

Në mesin e të ftuarve që ndanë vizionin e tyre për zhvillimin e vendit përmes teknologjisë dhe inovacionit ishin: znj. Shqipe Berisha, CEO Piramida e Tiranës, znj. Keti Luarasi, Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, z. Lorent Gordi, Drejtor i Përgjithshëm i Philip Morris Albania, z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Në fjalën e tij, z. Lorent Gordi theksoi se NomadTech është më shumë sesa një platformë inovacioni – është një mision. “Ne nuk po mbështesim vetëm teknologjinë, po mbështesim kurajon për të ndryshuar, për të menduar ndryshe, për të guxuar. Inovacioni nuk lind vetëm nga njohuritë, por nga vullneti për të ecur përpara, edhe kur rruga është e panjohur.” u shpreh Gordi.

Në cilësinë e përfaqësueses së Bashkisë Tiranë, Nënkryetarja  znj. Keti Luarasi vlerësoi rëndësinë e nismave në mbështetje të start up-eve si një mundësi për të nxitur idetë drejt inovacionit dhe zhvillimit.

Gjitahshtu, Ministrja Delina Ibrahimaj dhe Ministri Gonxhja çmuan rëndësinë e këtij eventi si një momenti i ri për start up-et në Shqipëri dhe vlerësuan se si një kompani investohet në mbështetje të ideve të reja, që nxisin modele inovacioni për mundësi të reja zhvillimi.

NomadTech është projektuar për të ofruar mbështetje të strukturuar për ide me potencial transformues, përmes:

* Grante të pjesshme për startup-e me potencial të lartë zhvillimi

* Mentorim nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë

* Mundësi për bashkëpunim me aktorë kyç të ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes

Drejtuesi i projektit NomadTech, Ergys Gezka duke prezantuar detaje të kësaj nisme bëri të ditur se duke nisur nga sot 22 prill dhe deri në datë 31 Maj 2025 të gjitha start ups mund të aplikojnë në websitin www.nomadtech.al/ dhe të bëhen pjesë e përfituesve.

“Çdo aplikim do të kalojë përmes një vlerësimi të detajuar nga ekspertë të pavarur. Dhe për më të mirët, nuk ofrojmë thjesht financim, ofrojmë mentorim, rrjetëzim dhe një trampolinë drejt tregut rajonal dhe pse jo edhe atij europian. Sot, dua t’ju ftoj jo vetëm të aplikoni. Dua t’ju ftoj të guxoni. Të shihni veten si pjesë e një brezi që nuk pret më që të ndodhin gjërat, por që i krijon ato. Një brezi që merr përgjegjësi për të ardhmen dhe i jep kuptim fjalës novator” u shpreh Gezka.

NomadTech synon të bëhet një pikë referimi për idetë që synojnë ndryshimin, duke vendosur në qendër filozofinë e re të përgjegjësisë korporative, ku inovacioni, ndikimi social dhe zhvillimi i qëndrueshëm bashkëjetojnë në një mision të vetëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0