Ky sipërmarrës po prodhon kriptomonedha nga makina e tij Tesla: “Në kulmin tim fitoja 800 dollarë në muaj” - Business Magazine Albania

Ky sipërmarrës po prodhon kriptomonedha nga makina e tij Tesla: “Në kulmin tim fitoja 800 dollarë në muaj”

kriptomnedha

Siraj Raval ka provuar pothuajse çdo mënyrë që ka për të nxjerrë kriptomonedha nga Tesla Model 3 e tij 2018. Ai e ka drejtuar softuerin falas të minierave të Bitcoin në Apple Mac mini M1 dhe ka fuqizuar kompjuterin, duke futur një inverter në prizën e energjisë 12 volt që ndodhet në tastierën qendrore të makinës së tij.

Ai gjithashtu ka ndërthurur njësi të përpunimit të grafikës me Tesla-n e tij, duke i drejtuar këto pajisje nga bateria e brendshme e makinës.

Megjithëse rrezikon të anulojë garancinë e makinës së tij, Raval thotë se ia vlen.

Kur çmimi i eterit arriti kulmin në vitin 2021, ai pretendon se po fitonte deri në 800 dollarë në muaj.

Minatori i Bitcoin, Alejandro de la Torre tha se në fund të fundit, të minosh kripto nga një Tesla është njësoj si lidhja me çdo burim tjetër energjie.

“Përbërësi kryesor është çmimi i energjisë elektrike. Nëse është më e lirë ta bësh atë përmes një automjeti elektrik, atëherë qoftë kështu”, tha de la Torre.

Lexo edhe: Mbi 50 milionë euro fituan qytetarët në Kosovë nga minierat e kriptomonedhave thotë raporti

Si të prodhoni kriptomonedha me një Tesla

Nga të gjitha teknikat që Raval ka provuar, tha se, më fitimprurësja përfshin një përzierje hakerimi në kompjuterin e brendshëm të Tesla-s, plus futjen e kartave grafike (GPU) direkt në motorin elektrik të makinës.

“Është një kompjuter me rrota…Është kaq e thjeshtë për të hakuar këtë makinë kompjuterike,” tha Raval, i cili e përshkruan procesin në thelb si rrëmbim të progoramit të brendshëm të makinës për të lejuar përdorimin shtesë të energjisë.

Hakeri i Tesla dhe minatori i kriptove Thomas Sohmers argumentoi se ky hap nuk është i nevojshëm.

“Makina është ndërtuar tashmë për të ofruar mbi 100 kilovat dhe çdo gjë që lidhet me makinën do të jetë një pjesë e vogël e kësaj. Nuk ka nevojë të bëjmë atë që [Raval] thotë se po bën. Nuk ka kuptim teknik”, tha Sohmers.

Nga atje, Raval lidh pesë GPU me baterinë e tij Tesla dhe drejton një algoritëm hashing për të prodhuar  ethereum.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0