Të paktën kështu do të vendosin ligjvënësit në Arizona, SHBA. Një vendim ky që do të revolucionalizojë mënyrën se si shteti i koncepton dhe ndërvepron me kriptomonedhat. Sipas raportimeve, një projektligj që pritet të miratohet do t’u njohë Bitcoin-it dhe kriptomonedhave të tjera statusin e kartmonedhës, duke mos i quajtur më produkt. Ndërsa një ligj i dytë pritet të bëjë të mundur që të gjithë taksapaguesit në Arizona të shlyejnë detyrimet ndaj shtetit me Bitcoin.
“Mesazhi që duam t’u dërgojmë shteteve të tjera brenda SHBA-ve dhe në të gjithë botën është se Arizona është vendi i duhur për teknologjinë e parave elektronike”, deklaroi përfaqësuesi i Kongresit të Shtetit të Arizonas, Jeff Weninger. Sipas tij, ky ligj do ta bënte më të lehtë pagimin e taksave për njerëzit.
Një studim i Universitetit “Cambridge” tregoi se në botë sot ka rreth 5,8 milionë llogari unike të kriptomonedhave. Në vitin 2010, çmimi për një Bitcoin ishte vetëm 6 cent, ndërsa sot vlerësohet me 9300 dollarë amerikanë. Majën e arriti në 16 dhjetor të vitit të kaluar, duke u vlerësuar me mbi 19 dollarë amerikanë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto