Ky shtet është aq i pasur, sa Porsche 911 është makina më e shitur aty! - Business Magazine Albania

Ky shtet është aq i pasur, sa Porsche 911 është makina më e shitur aty!

Ky shtet është aq i pasur, sa Porsche 911 është makina më e shitur aty!

Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për Principatën e Andorrës. Është një shtet i vogël i vendosur në rajonin e Pirenejve, midis Spanjës dhe Francës, me një sipërfaqe prej vetëm 181 miljesh katrorë dhe një popullsi rreth 81,000 banorë. Dhe këta banorë, siç rezulton, janë mjaft të pasur  dhe të apasionuar pas Porsche-ve.

Si e dimë këtë? Sepse Porsche 911 ishte makina e re më e shitur në Andorrë gjatë vitit 2024. Është i vetmi vend në botë ku ndodh një gjë e tillë. Modelet Cayenne dhe Macan të markës Porsche renditen përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt në listën e shitjeve.

Këto të dhëna vijnë nga Felipe Munoz, një analist në kompaninë kërkimore JATO Dynamics, e specializuar në industrinë automobilistike. Ai e publikoi këtë fakt interesant në faqen e tij në Instagram, carindustryanalysis.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qytetarët e Andorrës gëzojnë një mënyrë jetese të begatë, falë turizmit, sektorit bankar dhe nivelit të ulët të taksave. Rajoni është gjithashtu i bekuar me male të mrekullueshme, çka mund të shpjegojë edhe prirjen e qytetarëve për makina argëtuese dhe të fuqishme për të ngarë. Gjatë vitit të kaluar, në Andorrë u shitën 83 njësi Porsche 911, ndërsa në vendin e dytë u rendit Toyota GR Yaris me 47 njësi. Porsche Cayenne ishte në vendin e tretë me 46 njësi të shitura, dhe Macan në të katërtin me 45 njësi.

Lexo edhe: Makina elektrike më të lira? Ford na zbulon gjetjen e fundit!

Nga pikëpamja e markës, Mercedes-Benz ishte marka më e shitur në Andorrë gjatë vitit 2024, edhe pse asnjë nga modelet e saj nuk hyri në top 10. Mercedes shiti gjithsej 231 automjete të reja në vend — një rënie prej 14% krahasuar me një vit më parë. Porsche u rendit e dyta me 210 automjete të shitura, që përfaqëson një rritje prej 57% krahasuar me vitin pararendës. Ford përfundoi në vend të tretë me gjithsej 161 automjete të reja të shitura.

Edhe pse në Shtetet e Bashkuara u shitën një rekord prej 14,128 njësish të Porsche 911 gjatë vitit 2024 — duke e bërë një nga makinat sportive më të mira në treg — ky model nuk arrin të futet as në listën e 25 makinave më të shitura atje, e lëre më të jetë në krye. Nderin për makinën më të shitur në SHBA e mban Ford F-Series, me 732,139 njësi të shitura në total (duke përfshirë F-150 dhe Super Duty).

Tani, na falni,  po nisim kërkimet se si mud të marrim nënshtetësinë andorrane…

yahoo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0