Ky qen është pronari më i ri i tetë iPhone 7 - Business Magazine Albania

Ky qen është pronari më i ri i tetë iPhone 7


Hong Kong (CNN) – Fansat e Apple Kinë kanë pritur në rradhë për të marrë Iphone-in e fundit, ndërkohë që pjesa tjetër është munduar t’a gjejë në mënyrë kontrabandë nga Hong Kongu.

Por ky përdorues iPhone-i nuk është lodhur kaq shumë: Coco, një husky Alaskian.

Pronari i Coco’s Wang Sicong, djali i miliarderit kinez Wang Jianlin (pasuria e të cilit kap vlerën e 30 miliardë dollarëve), i ka blerë asaj tetë iPhone 7 në ditën e parë të shitjes, sipas fotove të postuara në llogarinë e qenit në Weibo – ekuivalenti kinez i Twitter-it.

ky-qen-eshte-pronari-i-ri-i-tete-iphone-7-businessmag

“Nuk i kuptojë gjithë këto postime duke u mburrur (në rrjetet sociale),” shkruhet poshtë fotos.

“Ku është qëllimi?”

Kinë, iPhone 6 kushton 6,988 yuan (1,047 dollarë), ndërsa iPhone 7 Plus shkon deri në 7,988 yuan (1,197 dollarë).

ky-qen-eshte-pronari-i-ri-i-tete-iphone-7-businessmag

/CNN.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0