Ky mjet i ri zbulon sa shpejt po plakeni! - Business Magazine Albania

Ky mjet i ri zbulon sa shpejt po plakeni!

Ky mjet i ri zbulon sa shpejt po plakeni!

Plakja është e pashmangshme, por sëmundjet nuk duhet të jenë. Studiuesit kanë zhvilluar një mjet revolucionar që mat ritmin biologjik të plakjes së një individi dhe parashikon rrezikun e tij për të zhvilluar sëmundje kronike si demenca, vetëm duke përdorur një skanim të vetëm MRI të trurit.

Sipas shkencëtarëve, ky paralajmërim i hershëm mund t’u japë njerëzve mundësinë të bëjnë ndryshime në stilin e jetesës ndërsa janë ende të rinj dhe të shëndetshëm, me qëllimin për të ngadalësuar ose parandaluar problemet shëndetësore në të ardhmen. Teknologjia, e quajtur DunedinPACNI, është zhvilluar nga studiues në universitetet Duke, Harvard dhe Otago në Zelandën e Re, duke u bazuar në të dhënat e Studimit Dunedin , një projekt kërkimor që ndjek prej dekadash mbi 1,000 persona të lindur në fillim të viteve ’70. Që prej lindjes, pjesëmarrësit janë testuar rregullisht, duke u matur nga tensioni i gjakut dhe kolesteroli deri te funksionet e mushkërive dhe veshkave, për të krijuar një hartë të detajuar të mënyrës sesi trupat e tyre kanë ndryshuar ndër vite. Nga kjo sasi e madhe të dhënash, studiuesit kanë llogaritur ritmin e plakjes biologjike të secilit pjesëmarrës,  jo bazuar në moshën kalendarike, por në “konsumimin” real të trupit të tyre. Më pas, ata trajnuan algoritmin DunedinPACNI për të parashikuar këtë moshë biologjike duke përdorur vetëm një MRI të trurit, të bërë në moshën 45-vjeçare. Në fazën tjetër, mjeti u testua mbi imazhe të trurit të njerëzve në SHBA, Britani, Kanada dhe Amerikën Latine. Rezultatet treguan se personat me ritme më të larta plakjeje kishin performancë më të dobët në testet njohëse dhe tregonin tkurrje më të shpejtë të hipokampusit,  pjesës së trurit thelbësore për kujtesën dhe të nxënit. Në një nga analizat, ata që mjeti i klasifikonte si më të plakur, kishin 60% më shumë gjasa të zhvillonin demencë krahasuar me ata me ritëm më të ulët plakjeje. Këta persona gjithashtu fillonin të përjetonin vështirësi në kujtesë dhe të menduar më herët. “Kur pamë rezultatet për herë të parë, goja na mbeti hapur,” tha Ahmad Hariri, profesor i psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Duke. “Ajo që e bën vërtet të jashtëzakonshme këtë është fakti që kemi kapur ritmin e plakjes me të dhëna të mbledhura në mes të jetës,” shtoi ai. “Po arrijmë të parashikojmë diagnozën e demencës për njerëz shumë më të moshuar.”

LEXO EDHE:Christian Canacaris: dy dekada, një vizion dhe bankingu digjital në Shqipëri

Më shumë sesa vetëm truri

Plakja e trurit nuk ishte i vetmi tregues që mjeti zbuloi. Personat me rezultate më të larta në DunedinPACNI kishin gjithashtu më shumë gjasa të përjetonin dobësi fizike, sulme në zemër, goditje në tru, sëmundje të mushkërive dhe sëmundje të tjera kronike. Më tronditëse ishte gjetja se ata kishin 40% më shumë gjasa të ndërronin jetë brenda pak viteve, krahasuar me bashkëmoshatarët që plakeshin më ngadalë. Ajo që e bën këtë teknologji akoma më premtuese është fakti që saktësia e saj u ruajt pavarësisht racës, të ardhurave apo vendndodhjes gjeografike. “Sikur ky mjet të kapë diçka që është e reflektuar në të gjitha trutë,” tha Hariri.

Një orë që mat kohën biologjike

Ky mjet i ri vjen në një kohë kur njerëzit po jetojnë më gjatë se kurrë më parë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri në vitin 2050, gati një e katërta e popullsisë globale do të jetë mbi moshën 65-vjeçare , dyfishi i numrit aktual të të moshuarve. Por jetëgjatësia më e madhe shpesh vjen me një çmim. “Më shumë njerëz do të përballen me sëmundje kronike të lidhura me plakjen, përfshirë demencën,” thekson Hariri. Studiuesit parashikojnë se numri i personave me demencë do të arrijë 152.8 milionë në vitin 2050, krahasuar me 57.4 milionë raste në vitin 2019. Megjithëse rastet po rriten me shpejtësi, trajtimet efektive për Alzheimer-in dhe format e tjera të demencës mbeten ende të kufizuara. Shumica e barnave aktuale vetëm menaxhojnë simptomat dhe nuk e ndalin përparimin e sëmundjes. Sipas Haririt, një nga arsyet pse trajtimet nuk kanë funksionuar është se ato nisen shumë vonë, kur dëmtimi në tru ka kaluar një pikë pa kthim. “Barnat nuk mund të ringjallin një tru që po vdes,” tha ai. Por ky mjet i ri mund ta ndryshojë këtë qasje, duke identifikuar individët në rrezik shumë më herët, duke ofruar kohë për ndërhyrje efektive. Përveç parashikimit të demencës, DunedinPACNI pritet të ndihmojë edhe në kuptimin e faktorëve që ndikojnë në ritmet e ndryshme të plakjes, si gjumi i dobët apo problemet me shëndetin mendor, shpjegon Ethan Whitman, autori kryesor i studimit dhe doktorand në psikologji klinike në Duke. Megjithatë, puna për ta kthyer këtë algoritëm në një mjet të përdorshëm për mjekët e përditshëm sapo ka nisur. “Na duhet të krijojmë grafikë referimi për DunedinPACNI, ashtu siç kemi për gjatësinë, peshën apo indeksin e masës trupore (BMI),” thekson Hariri për New York Post. “E kemi nisur këtë proces, por do të kërkojë kohë për të grumbulluar dhjetëra mijëra skanime gjatë gjithë ciklit jetësor.”

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0