Ky inxhinier software po lufton ndotjen e ajrit me një aplikacion - Business Magazine Albania

Ky inxhinier software po lufton ndotjen e ajrit me një aplikacion


Tetova dhe Shkupi i Maqedonisë kanë rezultuar si dy qytetet më të ndotura të kontinentit në vitin 2018, duke mbajtur indekset e ndotjes së ajrit 95.57 dhe 83.53.

Mesatarja vjetore e përqendrimeve PM2.5, grimcat që shkaktojnë ajrin e mjegullt dhe kontribuojnë në sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet e zemrës, goditjet dhe kancerin në Shkup shpesh shkojnë tre herë më shumë se kufijtë e vendosur në Shtetet e Bashkuara nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit. Hulumtimet e nxjerra nga Indeksi Europian i Cilësisë së Ajrit dhe harta e cilësisë së ajrit në kohë reale e Berkeley Earth gjithashtu ilustrojnë këtë pamje të zymtë.

Lexoni: Ky qytet ju shpërblen nëse nuk përdorni makinën tuaj

Institucionet e shëndetësisë publike kanë lëshuar paralajmërime pasi rreth 1500 persona vdesin në vit në Maqedoni për shkak të ndotjes së ajrit. Në periudhën 2015-2016, ka pasur 1469 vdekje të lidhura me ndotjen e ajrit. Ndotja është aq e përhapur saqë shumë maqedonas, veçanërisht në Shkup dhe Tetovë, po blejnë pastrues të ajrit për shtëpitë e tyre. Mesatarisht, një pastrues ajri kushton rreth 400 euro, që është afër pagës mesatare mujore.

Duke marrë shkas nga kjo, Gorjan Jovanovski, një inxhinier software maqedonas, krijoi një aplikacion për monitorimin e ajrit në vitin 2014, i quajtur MojVozduh (MyAir), i cili përdor të dhënat publike rreth Maqedonisë.

“Fillimisht filloi si një faqe interneti, për të parë nëse kishte interes për njerëzit,” thotë Gorjan, “Pastaj e bëra atë në një format aplikacioni, sepse është mënyra më e lehtë që njerëzit të marrin informacion. Asnjë platformë tjetër nuk mund të sigurojë një vend ku mund të ndajë këtë informacion në një mënyrë të automatizuar, të qartë dhe të kuptueshëm, kështu që unë e bëra këtë.”

Gorjan ishte folës vitin e kaluar në AllWebMK 2018, ai është zhvillues software në Booking.com, folës në TED talks dhe aktivist ambientalist, i cili përdor teknologjinë për një tokë më të pastër.

Lexoni: “Transformimi Dixhital”, kryefjala e konferencës së Marketingut Dixhital AllWebMK 2018

MojVozduh është në dispozicion për të gjithë përdoruesit Android dhe iOS dhe janë rreth 100,000 përdorues që e kanë shkarkuar atë, një gjë e habitshme kjo për një vend prej 2 milionë banorësh. Aplikacioni përdor burime të të dhënave nga mbi 40 stacione matëse në Maqedoni që përdoruesit mund të kontrollojnë, një përzierje të stacioneve qeveritare dhe universitare, si dhe vullnetarëve nga projekti Pulse.

“Por ne gjithashtu përdorim të dhëna satelitore nga Agjencia Europiane e Hapësirës për të provuar dhe parë ndotjen nga qielli, e cila tani është e disponueshme vetëm për versionin Android,” shton Gorjan.

‘Njerëzit nuk besonin se ishte shumë i ndotur ajri. Ata e dinin se nuk ishte më i miri, por në kohë të caktuara ajo shkon 20 herë mbi kufirin e BE.’

Gjatë dimrit problemi është më i komplikuar: stacionet e termocentralit të qymyrit e rrisin prodhimin, druri dhe qymyri digjen në të gjitha shtëpitë në të gjithë vendin. Edhe gjeografia e intensifikon problemin, siç shpjegon Gorjan, ‘Malet kontribuojnë në përmbysjen e temperaturës ku ajri i nxehtë nga ngrohja shkon sipër dhe ajri i ftohtë shkon poshtë. Ato shtyjnë njëra-tjetrën dhe krijojnë një mbulesë mbi Shkupin, duke zënë ndotjen brenda.’

Ka pasur një rritje të pakënaqësisë ndaj qeverisë maqedonase lidhur me ndotjen. Shumë protesta kanë ndodhur në vitet e fundit. Kohët e fundit, protestuesit në qendër të qytetit të Shkupit shfaqën tabela duke lexuar: “Katër persona vdesin çdo ditë duke pritur për ajër të pastër” dhe “Është koha për ajër të pastër”. Protestat dhe pakënaqësitë kanë qenë të nxitura nga një rritje në aksesin e informacionit.

Qeveria maqedonase është zotuar të luftojë ndotjen e ajrit, duke synuar të përgjysmojë ndotjen e Shkupit në vetëm dy vjet, me reduktime të ngjashme në të gjithë vendin. Plani përfshin stacionet e reja të monitorimit të ndotjes së ajrit, një zvogëlim të taksës së TVSH-së dhe subvencione për të inkurajuar familjet që të përdorin ngrohje qendrore në vend të drurit. Megjithatë, përkundër premtimit për një subvencion, ngrohja qendrore është shumë e kushtueshme në krahasim me sobat me djegie druri dhe si pasojë nuk ka gjasa që maqedonasit ta ndryshojnë këtë me nxitim.

Lexoni: Sipas një studimi të ri, ndotja e ajrit ju bën më pak inteligjentë

Por, shumë ekonomi të Europës Lindore, si Maqedonia, janë të dominuara nga minierat dhe ndërtimet, të cilat kanë ardhur me infrastrukturën e epokës komuniste ku përdorimi i qymyrit dhe drurit ishte primare. Ministri i Mjedisit Jani Makraduli tha: “Miratimi i shpejtë i ligjit të ri mbi emetimet industriale, me rregulla më të rrepta, do të jetë çelësi.”

Maqedonia shpreson të bashkohet me BE dhe janë parashikuar disa përparime, që të afrohen me standardet e pritshme europiane.

burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0