Ky është shteti i vetëm në Europë që nuk po e vuan krizën e energjisë - Business Magazine Albania

Ky është shteti i vetëm në Europë që nuk po e vuan krizën e energjisë

Për shkak të luftës në Ukrainë dhe një rreziku real të ndërprerjes së furnizimeve energjetike nga Rusia, Norvegjia është shndërruar në furnizuesen e parë me gaz të Bashkimit Europian, që prej muajsh po përpiqet të diversifikojë burimet e furnizimit, në mënyrë që të reduktojë gjithnjë e më shumë varësinë nga Rusia.

Norvegjia, një vend anëtar i NATO-s, por jo i Bashkimit Evropian, ka arritur të rrisë me shpejtësi prodhimin dhe të plotësojë një nevojë në rritje për zëvendësimin e gazit rus. Aktualisht po arkëton fitime të mëdha. Norvegjia është eksportuesja e shtatë më e madhe e naftës në botë dhe e katërta më e madhe e gazit. Sipas të dhënave nga Instituti Statistikor Norvegjez, në 8 muajt e parë të këtij viti eksportet e gazit arritën vlerën e 775 miliardë koronave norvegjeze, rreth 77 miliardë euro, ose 315 për qind më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Në muajin gusht, eksportet e gazit arritën maksimumin e tyre historik: 176 miliardë korona norvegjeze, ose 17 miliardë euro, gati 40 për qind më shumë se një muaj më parë dhe 360 për qind më shumë se në gushtin e vitit 2021.

Lexo edhe: Qeveria pritet të ndryshojë ligjin për energjinë nga burimet e rinovueshme

Por, kriza energjetike në Bashkimin Europian, e ka shtuar presionin që Norvegjia të rrisë më tej prodhimin e gazit dhe naftës, me kërkime të reja edhe në zona të ndjeshme, të kontestuara nga ambientalistët, si në Detin Barenc. Kjo dilemë ka pasoja në debatin e brendshëm politik, që u shfaq edhe në fushatën elektorale të vitit 2021.

Në realitet, përveç të Gjelbërve dhe të Majtës Socialiste, asnjë nga partitë kryesore nuk kërkoi që t’u jepet fund eksplorimeve për burime të reja, si për shkak të pasojave të mundshme tek punësimi, por edhe sepse të ardhurat nga gazi dhe nafta mund të financojnë zhvillimin e energjisë së pastër në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0