Ky CEO i start up-it miliona dollarësh jep 3 këshilla për të nisur biznesin tuaj - Business Magazine Albania

Ky CEO i start up-it miliona dollarësh jep 3 këshilla për të nisur biznesin tuaj

Kur ish-menaxheri Keith Tan hoqi dorë nga puna e tij në financë në vitin 2015, ai nuk ishte ende në dijeni të rrugëtimit të pritshëm si sipërmarrës.

Ajo që nisi si një plan për hapjen e një zinxhiri kafenesh u shndërrua shpejt në një kompani teknologjike, me synim për të përmirësuar efikasitetin në industrinë e ushqimit dhe pijeve.

Gjashtë vjet më vonë, produkti debutues i kompanisë, roboti i automatizuar i kafesë Ella, nis të shërbejë qumësht dhe kapuçino në disa stacione treni në Tokio, Japoni dhe plane të ngjashme do të vijnë në vendlindjen e tij, Singapor në vitin 2022.

Por, rruga drejt suksesit përfshinte “shumë mësime”, tha CEO i Crown Digital për CNBC, duke ndarë këshillat e tij më të mira për sipërmarrësit e tjerë.

  1. Vlerësoni me rigorozitet

Para së gjithash, është e rëndësishme të “vlerësoni me rigorozitet idetë tuaja” dhe të siguroheni që ato i shërbejnë një qëllimi.

Në rastin e Tan, kur ai projektoi Ella në 2018, qëllimi nuk ishte për të sjellë risi. Përkundrazi, ai donte të gjente një zgjidhje reale për mungesën e fuqisë punëtore që prekte kafenenë e tij dhe pikat e tjera të ushqimit dhe pijeve.

Një robot plotësisht autonom që mund të shërbente kafe gjatë gjithë kohës do ta ofronte këtë zgjidhje, arsyetoi ai. Kështu që ai dhe ekipi i tij filluan të punojnë për krijimin e produktit.

  1. Shisni idenë tuaj

Më pas, ju duhet të shisni idetë tuaja, qofshin te bashkëthemeluesit, investitorët, punonjësit apo klientët.

“Duhet ta shesësh mirë idenë dhe të jesh i pasionuar pas saj,” tha Tan.

Kjo nuk është gjithmonë e lehtë, veçanërisht në ditët e para të një biznesi, tha Tan, duke kujtuar vështirësinë e tërheqjes së stafit dhe investitorëve, kur ai lançoi për herë të parë Crown Digital. Megjithatë, është e rëndësishme të kesh besim në idenë tënde dhe të jesh në gjendje t’ua përcjellësh atë të tjerëve.

“Kjo është një kompani robotësh që bën kafe. Është një shitje e vështirë”, tha ai. “Ju duhet të keni entuziasmin për të shitur idenë e parë dhe për të ndërtuar ekipin.”

Lexo edhe: Ja përse Kim Kardashian po kritikohet për këshillat e saj drejtuar grave në biznes

  1. Gjeni partnerë

Së treti, është jetike të gjesh partnerë që mund të ndihmojnë në ngritjen e biznesit tuaj dhe zhvillimin e tij në një nivel tjetër.

Për Tan, kjo do të thoshte të bashkohej me operatorët e transportit si kompania hekurudhore japoneze JR East dhe rrjeti i metrosë SMRT të Singaporit, për ta bërë produktin e tij të disponueshëm për më shumë konsumatorë.

Partneritetet kanë sjellë që të dy operatorët të investojnë në Crown Digital, duke mbledhur në total fondet me vlerë deri në 3.1 milionë dollarë dhe duke e vlerësuar kompaninë në mbi 35 milionë dollarë.

“Nuk mund të bësh gjithçka vetë,” tha Tan. “Por, nëse mund të ndikoni tek partnerët tuaj që t’ju ndihmojnë, kjo ju ndihmon shumë.”

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0