Ky avion me energji diellore qëndron në ajër për muaj të tërë - Business Magazine Albania

Ky avion me energji diellore qëndron në ajër për muaj të tërë

avion me energji diellore

Në vitin 2016, një aeroplan i habitshmëm me më shumë se 17 mijë panelë diellorë, I tregoi botës një mundësi kapërcimi për të ardhmen e fluturimit.

Aeroplani i quajtur “Solar Impulse 2” ishte ideja e eksploruesit Bertrand Piccard dhe inxhinierit Bertrand Borschberg, të cilët kishin si qëllim të përdornin energji të rinovueshme.

Tre vite më pas u mendua nga Skydweller Aero të bëhej një ndryshim në këtë aeroplan, duke e kthyer në një satelit për të  mbrojtur mjedisin.

CEO i Skydweller, Robert Miller tha se, “Një pseudo-satelit është një avion që qëndron lart, le të themi, pafundësisht. Kjo do të thotë 30, 60, 90 ditë, ndoshta një vit. Si i tillë, ai mund të bëjë gjithçka që do të imagjinonit se mund të bëjë një satelit”.

Më e lirë dhe më e gjelbër:

Përdorimi i një avioni për aplikime të tilla është më fleksibël dhe më i lirë sepse satelitët janë të shtrenjtë për t’u ndërtuar dhe duhet të lëshohen në orbitë nëpërmjet një rakete, gjithashtu më i qëndrueshëm.

Hulumtimet e fundit zbuluan se pjesët e mëdha të satelitëve mund të dëmtojnë shtresën e ozonit duke lëshuar kimikate ndërsa digjen kur rihyjnë në atmosferën e Tokës, kjo i shtyn më shumë shkencëtarët drejt një rruge sa më të mirë.

Skydweller bëri ndryshime tek “Solar Impulse 2” dhe e fluturoi sërish për herë të parë në nëntor 2020. Që atëherë ka përfunduar 12 fluturime testuese, në motin me diell të Spanjës juglindore.

“Ne jemi në procesin e shndërrimit të tij në një dron. Piloti është ende atje për siguri, por ne tani kemi aftësinë për të fluturuar avionin plotësisht në mënyrë autonome”, tha ai.

Lexo: Lufta e Ukrainës është lufta e të gjithëve

Ngritjet dhe uljet ende trajtohen nga piloti, por ende po punohet për ta kthyer me komando automatike.

Sipas Miller, avioni mund të dalë në treg në vitin 2023 dhe në një numër të lartë. Sipas tij, “Është një garë e vërtetë për të parë nëse teknologjia apo rregulloret i zgjidhin problemet e saj së pari, por ka çdo arsye për të vënë bast mbi teknologjinë. Duket e mundshme që ata do të arrijnë në vijën e finishit përpara se qeveria të fillojë të gjejë flamurin me kuadrate”.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0