Kuzhinierët e shtëpisë, kryefjala e aplikacionit LaPiat

Kuzhinierët e shtëpisë, kryefjala e aplikacionit LaPiat


 

Nuk mund të shkosh askund në Toronto pa u bombarduar nga reklamat dhe bisedat për aplikacionet që shpërndajnë ushqim, si UberEats, JustEat apo Foodora.

Kjo e bëri Arbër Pucin të mendojë: “Ka kaq shumë fast food në këto aplikacione. Po sikur njerëzit të duan ushqime të gatuara në shtëpi?”

Që prej muajit prill 2017, Puci 33 vjeç, dhe skuadra e tij e vogël kanë punuar ditë e natë për të zhvilluar aplikacionin LaPiat, i cili lidh shefat në Toronto me klientë të cilët kërkojnë të blejnë ushqime të gatshme. Aplikacioni zyrtarisht u lançua në qershor 2018.

Lexoni: LaPiat, Startup-i nga Toronto ju fton të shisni ushqimet që gatuani nga kuzhina juaj

Kuzhinierët kanë formime të ndryshme, dhe ofrojnë një shumllojshmëri pjatash përtej atyre që shërbehen zakonisht në restorante. “Me LaPiat, ju gjithashtu bëni zgjedhje më të shëndetshme në një pjesë të çmimit të artikujve të restorantit,” thotë Puci gjatë një interviste.

“Sot të drekosh jashtë është e kushtueshme, dhe aplikacioni ynë ju lejon të njiheni më shefat që përgatisin ushqimin që po bleni.”

Modeli i biznesit të LaPiat merr 10% të të gjitha transaksioneve.

LaPiat është gjithashtu i hapur për kompanitë e kateringut dhe kamionët e ushqimit, të cilët shpesh nuk kanë shpërndarës ose mundësi të drejtpërdrejta për t’u lidhur me klientët.

“Jemi shumë të lumtur që Toronto është qyteti ynë i lançimit,” tha Puci. “Është një qytet multikulturor me shefa të ndryshëm që ofrojnë varietete pjatash, dhe kjo është diçka fantastike për ata që e duan ushqimin. Banorët e Torontos janë gjithashtu shumë mendje hapur ndaj shijeve dhe pjatave të reja.”

Një nga sfidat më të mëdha të skuadrës LaPiat është dëshira për të shtuar opsione të reja në aplikacion. “Ne duam të përmirësojmë produktin tonë dhe të sjellim gjëra të reja për klientët,” thotë Puci, duke theksuar se ata kanë në plan të përkthejnë shërbimet që aplikacioni ofron edhe në gjuhë të tjera, si përshembull Mandarin.

Puci thotë se ata duan gjithashtu të ofrojnë një mënyrë për konsumatorët që të kërkojnë ushqime nga kuzhinierët që admirojnë dhe respektojnë.

Sa herë që një aplikacion kuzhinier shtëpie si LaPiat nis, në Kanada apo gjetkë, rriten dyshimet rreth sigurisë së ushqimit. Restorantet përballen me inspektime të vazhdueshme dhe duhet të zbatojnë rregulla rigoroze. Puci thotë se kuzhinierët e shtëpive do të duhet të jenë të hapur për t’u inspektuar, dhe konsumatorët gjithashtu mund të vlerësojnë kuzhinierët dhe të lënë komente, njësoj si në eBay dhe Amazon.

Ajo që Puci gjen si plotësim në drejtimin e këtij biznesi është “ajo ndjenja e një startup-i”. Unë punoja në sektorin e energjisë ku gjithçka lëvizte kaq ngadalë, nga ideja tek zhvillimi, por me kompaninë tënde, çdo ditë ka një sfidë të re dhe unë me të vërtetë e shijoj këtë mënyrë jetese me ritme të shpejta “.

Puci thotë se LaPiat do të zgjerohet në qytete të tjera më vonë këtë vit, dhe synon të grumbullojë 1600 kuzhinierë që kontribuojnë me gatimet e tyre. Aktualisht aplikacioni ka 700 kuzhinierë shtëpiak dhe profesionistë të tjerë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
Karta ime
1