Kutitë e zeza, së shpejti edhe në makina - Business Magazine Albania

Kutitë e zeza, së shpejti edhe në makina


Pas konfirmimit të dy rasteve të përplasjeve të lidhura me Tesla Autopilot në Amerikë, duke përfshirë një fatalitet, ligjvënësit gjermanë janë duke planifikuar legjislacionin që do t’i kërkonte prodhuesit të makinave që të përfshijnë një kuti të zezë për makinat.

Zakonisht e lidhur me avionët, kutia e zezë e propozuar do të regjistrojë, kur një sistem autonom aktivizohet, kur makina i kërkon shoferit të rimarrë detyrat lëvizëse dhe kur një shofer human merr kontrollin apo jo.

Qëllimi i këtij legjislacioni do të ndihmojë të dy prodhuesit e makinave, rregullatorët dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit për të përcaktuar se kush është përgjegjës në rast të një aksidenti me makinë autonome.

Të dy, Volvo dhe Mercedes-Benz kanë thënë se do të pranojnë përgjegjësinë për veprimet e makinave të saj, kur të aktvizohet opsioni i autonomisë së makinës.

Së bashku me idenë e kutisë së zezë, Ministri gjerman i Transportit Alexander Dobrindt gjithashtu dëshiron që legjislacioni të përfshijë edhe që ajo të qëndrojë në vendin e shoferit, në mënyrë që të mund të ndërhyjnë në rast të një emergjence.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0