Zakonisht e lidhur me avionët, kutia e zezë e propozuar do të regjistrojë, kur një sistem autonom aktivizohet, kur makina i kërkon shoferit të rimarrë detyrat lëvizëse dhe kur një shofer human merr kontrollin apo jo.
Qëllimi i këtij legjislacioni do të ndihmojë të dy prodhuesit e makinave, rregullatorët dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit për të përcaktuar se kush është përgjegjës në rast të një aksidenti me makinë autonome.
Të dy, Volvo dhe Mercedes-Benz kanë thënë se do të pranojnë përgjegjësinë për veprimet e makinave të saj, kur të aktvizohet opsioni i autonomisë së makinës.
Së bashku me idenë e kutisë së zezë, Ministri gjerman i Transportit Alexander Dobrindt gjithashtu dëshiron që legjislacioni të përfshijë edhe që ajo të qëndrojë në vendin e shoferit, në mënyrë që të mund të ndërhyjnë në rast të një emergjence.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto