Kushtrim Shala, Uplift Albania akseleratori që ju duhet startup-ve shqiptare

Kushtrim Shala, Uplift Albania akseleratori që ju duhet startup-ve shqiptare

~4 minuta lexim


Për të parin vit mbërriti në Tiranë Uplift Albania, akseleratori i clili është në mbështetje të vazhdueshme të startup-ve të reja. Një aktivitet me mentorë nga më të mirët dhe me startup-e premtuese. Kjo ishte pamja me të cilën ballafaqoheshe sapo hyje në portën e Universiteti Luarasi.

Në një intevistë për BusinessMag.al oragnizatori i këtij eventi në Tiranë, Kushtrim Shala, rrëfen më shumë detaje rreth këtij aktiviteti. Ai thotë se ky event është një akselerator me një rrjet të madh mentorësh nga Shqipëria, Kosova e më gjerë. Në këtë event i cili mbahet për herë të parë në Shqipëri, Kushtrimi thotë se ka patur rreth 52 aplikime nga startup-e shqiptare dhe të huaja ku nga të cilat vetëm 24 prej tyre kanë arritur të bëhën pjesë e Uplift Albania. Padyshim që për t’u përzgjedhur janë disa kritere të cilat duhen të përmbushen nga të gjithë pjesëmarrësit, siç janë struktura e prezantimit, përballja me sfidat e biznesit dhe shumë të tjera.

Lexo: ZGJIDHEN MË TË MIRËT E KOMBIT NË TEKNOLOGJI NË EDICIONIN E 7-TË TË ICT AWARDS

“Qëllimi është që një akselerator, i cili ka mbështetës të fuqishëm nga jashtë dhe brenda vendit, ta kemi të përvitshëm në Shqipëri”, thotë Kushtrim Shala për BusinessMag.al. Po ashtu thekson se startup-et pjesëmarrëse janë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga jashtë si nga Kosova, Italia, Rusia dhe Suedia. Për të ardhja e tyre në Tiranë për të marrë pjesë në Uplift Albania është diçka shumë pozitive pasi e shohin Shqipërinë si vendin për të zhvilluar dhe rritur idenë e tyre. “Startup-et pjesëmarrëse janë të fushave të ndryshme, por ata që në thelb kanë IT-në kanë më shumë përparësi.”

I pyetur se çfarë do të përfitojnë 10 startup-et fituese ai thotë se përveç se do të përfitojnë një program akselerimi gjashtë javor, do të marrin edhe investime nga sipërmarrës të huaj dhe vendas.

Kushtim Shala ka një mesazh për të gjithë startup- e reja “Këmbëngulje, vetëbesim dhe kurajo për të arritur më të mirën e tyre. Të rinjtë shqiptarë sot i kanë të gjitha kushte për t’u ndjerë të barabartë me të rinjtë e tjerë nëpër botë. Këmbëngulni dhe dëgjoni mentorët, merrini për bazë këshillat e tyre dhe vendosini ato në praktikë në kohën e duhur.”

Lexo: 10 startup-et fituese të programit të akselerimit në Uplift Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0