Kush është shqiptari krahas Musk dhe Zuckerbeg, në takimin e senatorëve amerikanë? - Business Magazine Albania

Kush është shqiptari krahas Musk dhe Zuckerbeg, në takimin e senatorëve amerikanë?

Ligjvënësit po kërkojnë mënyra për të zbutur rreziqet e teknologjisë në zhvillim, që ka lulëzuar në investime dhe popullaritet që nga lansimi i chatbot-it, ChatGPT nga OpenAI.

Për herë të parë, njerëzit më të fuqishëm të sektorit të teknologjisë – nga CEO i Tesla-s, Elon Musk dhe CEO i Meta (Facebook) Mark Zuckerberg, te lideri i Alphabet (Google), Sundar Pichai dhe themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates – u shfaqën si një grup në Senat.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe afaristi i njohur shqiptar që vepron në SHBA, Ylli Bajraktari. Ky i fundit është edhe CEO i dhe president i “The Special Competitive Studies Project (SCSP) Action Progam” si dhe Drejtor Ekzekutiv i Komisionit të Sigurisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale.

“Ndihem i nderuar me faktin që gjendem në këtë dhomë në këtë takim historik”, ka shkruar Bajraktari në platformën X (ish-Twitter).

Ndërkohë, Musku që zotëron platformën e mediave sociale X, deklaroi se një rregullator do të “siguronte që kompanitë të ndërmarrin veprime që janë të sigurta dhe në interes të publikut të gjerë”.

Musk tha se takimi ishte një “shërbim për njerëzimin” dhe tha se “mund të mbetet në histori si shumë i rëndësishëm për të ardhmen e qytetërimit”.

Zuckerberg në anën tjetër tha se Kongresi duhet të angazhohet me teknologjinë AI për të mbështetur inovacionin dhe masat mbrojtëse.

 

“Kjo është një teknologji në zhvillim, ka kapitale të rëndësishme për të balancuar këtu dhe qeveria është përfundimisht përgjegjëse për këtë. Është më mirë që standardi të vendoset nga kompanitë amerikane që mund të punojnë me qeverinë tonë për të formuar këto modele për çështje të rëndësishme”.

Ndryshe, senatorët nuk do të pranojnë domosdo të gjitha sugjerimet e bëra nga udhëheqësit e teknologjisë në forumin e së mërkurës.

Disa propozime konkrete janë paraqitur tashmë, duke përfshirë një projekt kyç që do të detyronte, për shembull, reklamat zgjedhore të përfshijnë paralajmërime nëse përfshin tinguj ose imazhe të krijuara nga AI që mund të dërgojnë në keqkuptime. Një nismë tjetër është krijimi i mundshëm i një organi rregullator që studion disa sisteme të inteligjencës artificiale përpara se t’u japë atyre një licencë operimi.

Shtëpia e Bardhë propozoi një seri angazhimesh vullnetare për kompanitë e inteligjencës artificiale në një përpjekje për të siguruar që teknologjia të mos përdoret për qëllime të dëmshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0