Kush është lideri karizmatik - Business Magazine Albania

Kush është lideri karizmatik

lideri karizmatik

Pse disa njerëz marrin nga jeta çfarë dëshirojnë?

Pse ata, pavarësisht dallgëve të ndryshme që u ofron jeta, dalin në breg fitimtarë?

Ndoshta ata nuk janë më të talentuarit, ndoshta nuk janë as më inteligjentët, por duket sikur i kanë dyert të hapura ngado që shkojnë.

Në vitet e fundit, vetë puna si trajnere e Programimit Neuro Linguistik, më ka dhënë mundësinë që të ndeshem me këtë fenomen thuajse çdo ditë. Kam pasur fatin të njoh dhe të punoj me shumë njerëz të suksesshëm dhe këtë fenomen e studioj çdo moment.

Pyetja që i bëj shpesh vetes është: Po si ata, pavarësisht se nuk janë më të talentuarit, apo më inteligjentët, e arrijnë këtë gjë?

Këta njerëz njohin dhe aplikojnë shumë mirë në jetën e tyre të përditshme ligjet universale të influencimit, duke përdorur karizmën e tyre. Disa, këtë karizmë e kanë mësuar që fëmijë në kushtet ku janë rritur, apo me mënyrën se si ata janë edukuar nga prindërit, edukatorët, mësuesit, pra tek ata ka ndikuar mjedisi ku janë rritur. Disa të tjerë, pavarësisht se kjo gjë tek ata duket kaq natyrale, kanë studiuar, kanë investuar dhe punuar shumë me veten.

Po çfarë përmban konkretisht ky sistem i rregullave universale të suksesit?

Ata që njohin dhe aplikojnë këto rregulla, fillimisht me anë të këtij sistemi instalojnë brenda vetes atë që quhet konfidenca sociale. Me anë të këtij sistemi ata mësojnë si të komunikojnë gjithë elokuencë, si të influencojnë tek të tjerët dhe si të ruhen nga ndikimet e jashtme të padëshiruara. Në fund të fundit, ata kuptojnë se si funksionon bota jashtë. Me anë të komunikimit, kuptojnë se si funksionon individi, gjë që e shfrytëzojnë për të arritur ato çfarë dëshirojnë.

Ndryshimi mes njerëzve të suskesshëm dhe jo të suksessëm, është se të parët janë kuriozë, mësojnë, praktikojnë dhe nuk heqin dorë derisa këto gjëra t’i bëjnë pjesë të përditshmërisë së tyre. Ndërsa të dështuarit heqin dorë me vështirësinë e parë që ndeshin.

Deri vonë mendohej se njerëzit karizmatikë janë me fat, se kanë lindur dhe janë rritur në një ambjent të tillë dhe kjo e drejtë dhe ky privilegj u takon vetëm atyre.

Shkencëtarët kanë vërtetuar që kjo gjë është shumë larg të vërtetës. Me kërkimet dhe zbulimet e shumta në fushën e Neuroshkencës, sot është vërtetuar që ka modele specifike të sjelljes, të cilat kur dikush i mëson dhe aplikon ndryshon fatin e tij. Ashtu si çdo gjë tjetër në jetë, edhe pas karizmës ka njohuri specifike, ka një proces.

Pra, lideri karizmatik nuk lind. Liderin karizmatik e bëjnë njohuritë, puna, praktika. Të gjitha këto kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e tyre, qoftë kjo në fushën profesionale apo në atë personale.

Kur ndodhem mes grupe njerëzish, të cilët i kushtojnë vëmendje të njëjtit person, shpesh pyes veten dhe personat që kam afër se çfarë i tërhoqi më shumë tek ky zotëri apo tek ajo zonjë?

Çfarë i bëjnë ndryshe?

Përgjigjet janë gjithmonë thuajse njësoj: ‘Tregon shumë interes’, ‘Më dëgjoi me vëmendje’, ‘Më bën të ndihem kaq mirë në shoqërinë e saj, të tij’, ‘Flet bukur, me një zë të qetë’, ‘Më jep shpresë, krahë’, e të tjera, e të tjera.

Kur flasim për persona karizamatikë zakonisht shumica mendojnë njerëz të njohur si Dalai Lama, Martin Luther King, Thomas Edison, Adolf Hitler, John Lennon, Elvis Presley, Freddie Mercury, Lady Gaga, Bill Clinton,  Ellen Degeneres, Oprah, Barack Obama, Jim Carrey e të tjerë emra të njohur që kanë lënë gjurmë në histori, jo domosdoshmëisht gjithmonë vetëm për gjëra të mira dhe të bukura.

Por nga ana tjetër, ka shumë emra të panjohur, që ndoshta nuk kemi dëgjuar ose nuk do dëgjojmë kurrë për ta, por që arrijnë shumë gjëra nga ato çfarë dëshirojnë. Jam e sigurt që edhe në rrethin tuaj familjar apo shoqëror njihni të paktën një person me të cilin doni të kaloni kohë bashkë, doni të jeni afër tij, e pyesni për mendimin dhe doni këshillat e tij.

Çfarë e bën një person të tillë ndryshe?

Ata dinë si të dëgjojnë, si të komunikojnë, si dhe kur të këshillojnë, kur të flasin dhe kur të heshtin, kontrollojnë shumë mirë emocionet e tyre. Njerëzit u besojnë atyre dhe u mbeten besnikë deri në fund. Ata japin mendime dhe sugjerime të cilat shumica i ndjekin apo bien dakord me to pa i kundërshtuar. Natyrisht, që jo gjithmonë këta persona karizmatikë kanë integritet, por ata me karizmën e tyre i arrijnë këto gjëra.

Kur ata ngrenë një ekip rreth vetes, dinë si t’i stimulojnë, dinë si të bindin dhe të formojnë një ekip tepër të suksesshëm. Ata punojnë të gjithë së bashku për një qëllim. Dinë si të motivojnë dhe dinë si të veprojnë edhe në situata shumë të vështira, qoftë kjo në kohëra krize si kjo që kalojmë tani. Dinë si të shpëtojnë një biznes, një martesë, shoqëri, familje, apo të drejtojnë një ekip, qytet apo shtet drejt fitores, drejt suksesit.

Ashtu si e përmenda më lart, jo të gjithë njerëzit karizmatikë veprojnë brenda etikave morale apo me integritet, por një person i cili i njeh mirë këto rregulla universale, atëhere di edhe si të ruhet nga personi karizmatik, por pa integritet.

Me karizmën e tyre njerëzit mund të inspirojnë, mund të jenë forca e ndryshimit për mirë, forcë për të cilën shoqëria jonë sot ka kaq shumë nevojë, sepse pushteti i vërtetë qëndron pikërisht tek të qenurit forcë e vërtetë për ndryshim.

Një person karizamtik përçon energji pozitive ngjitëse, por për të shpërndarë një energji të tillë, ky person e fillon ditën, çdo ditë duke marrë vendime të mira.

Si i arrin gjëra të tilla?

Të gjitha këto me kalimin e kohës kthehen në kompetencat e tyre të pavetëdijshme, por për të arritur deri tek këto kompetenca të pavetëdijshme punojnë gjatë me veten në mënyrë të vetëdijshme.

Shpesh më pyesin a ia vlen që të punoj kaq gjatë për të arritur një nivel të tillë?

Përgjigjia ime gjithmonë ka qenë dhe mbetet: ‘Po! Ia vlen, sepse në botën e jashtme, apo qoftë brenda familjes apo një kompanie, ekziston edhe manipulimi, mashtrimi dhe është shumë e rëndësishme që nga këto gjëra gjithësecili prej nesh të dijë si të vetëmbrohet.’

Duke pasur kompetenca të tilla, ju dini si të luftoni për të drejtat tuaja dhe me kalimin e kohës jeni ju që mund të bëheni një person me influencë, që mund të jeni zëri i ndryshimit, si në familje, por edhe në kuptimin më të gjerë atë të jetës sociale.

Me njohuri të tilla, ju gjeni mënyra si të bashkëpunoni për të arritur objektivat dhe ëndërrat tuaja, njëkohësisht duke ofruar zgjidhje të problemeve dhe konflikteve.

Ju intereson më shumë rreth kësaj teme?

Ju intereson të dini më shumë për sistemin e rregullave universale të suksesit?

Më ndiqni gjatë javëve në vazhdim, ku ndaj me ju njohuri konkrete të Neuroshkencës se si funksionon mendja jonë dhe si mund të ndihmoni veten për të qenë pjesë e grupit të njerëzve karizamtikë, si forcë për të sjellë gjëra të mira dhe të bukura, vetes, familjes dhe shoqërisë.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0