Kush është Digg, rivali i ri i Reddit? - Business Magazine Albania

Kush është Digg, rivali i ri i Reddit?

Platforma historike e internetit Digg po rikthehet dhe po hyn në garë me Reddit. Kompania, e cila tashmë është sërish nën drejtimin e themeluesit të saj origjinal Kevin Rose, së bashku me bashkëthemeluesin e Reddit, Alexis Ohanian, ka njoftuar hapjen e beta-s publike këtë të mërkurë.

Ashtu si Reddit, versioni i ri i Digg ofron një faqe interneti dhe aplikacion celular ku përdoruesit mund të shfletojnë postime nga komunitete të ndryshme, të bashkohen me ato që përputhen me interesat e tyre, të postojnë, të komentojnë dhe të votojnë (“digg”) për përmbajtjen që pëlqejnë.

Digg fillimisht u shfaq si një platformë e grumbullimit të lajmeve gjatë epokës së Web 2.0 dhe në vitin 2008 u vlerësua me rreth 175 milionë dollarë. Megjithatë, me kalimin e kohës u tejkalua nga Reddit. Në vitin 2012, Digg u shpërbë pjesërisht: aksioni kryesor iu shit inkubatorit Betaworks, ndërsa pjesë të tjera u blenë nga LinkedIn dhe The Washington Post. Platforma u rifinancua në 2016, por më pas u shit sërish në 2018 tek një kompani reklamash digjitale.

Ndërkohë, Reddit vazhdoi të rritej dhe sot është një kompani publike që gjeneron të ardhura edhe përmes marrëveshjeve të licencimit të përmbajtjes me gjigantë të inteligjencës artificiale si Google dhe OpenAI.

Por sipas Rose dhe Ohanian, pikërisht zhvillimi i shpejtë i AI-së ka krijuar një mundësi të re për rikthimin e Digg. Në mars të vitit të kaluar, ata e blenë platformën përmes një marrëveshjeje investimi të udhëhequr nga True Ventures, Seven Seven Six (firma e Ohanian), vetë Rose dhe Ohanian, si dhe fondi S32. Vlera e financimit nuk është bërë publike.

Digg dhe sfida e besueshmërisë në epokën e AI

Një nga synimet kryesore të Digg është lufta kundër toksicitetit dhe manipulimit në rrjetet sociale, veçanërisht nga llogaritë e rreme dhe botet e AI-së. Rose thekson se Digg nuk do të detyrojë përdoruesit të kalojnë procese të rrepta identifikimi si “KYC” (Know Your Customer), por do të mbledhë gradualisht “sinjale besimi” për çdo përdorues. Në vend të thjesht vendosjes së një shenje verifikimi, Digg po eksperimenton me teknologji të reja si zero-knowledge proofs, një metodë kriptografike që verifikon informacionin pa zbuluar të dhënat personale.

Për shembull, në një komunitet të dedikuar për përdoruesit e unazës inteligjente Oura, Digg mund të kërkojë që anëtarët të verifikojnë se vërtet e zotërojnë produktin para se të postojnë. Gjithashtu, aplikacioni mund të përdorë sinjale nga telefoni – si vendndodhja – për të konfirmuar nëse përdoruesit kanë marrë pjesë në evente apo takime të përbashkëta. “Besimi nuk do të vijë nga një zgjidhje e vetme. Do të jetë një kombinim i shumë sinjaleve që së bashku krijojnë besueshmëri,” tha Rose.

Lexo edhe: Startup-i i Mira Muratit, Thinking Machines Lab, humb dy bashkëthemelues që rikthehen në OpenAI

Çfarë ndryshon me beta-n publike?

Para hapjes publike, Digg kishte 21 komunitete tematike (si teknologjia, lojërat, argëtimi) dhe rreth 67,000 përdorues vetëm me ftesë. Tani, çdokush mund të regjistrohet dhe të krijojë komunitetin e tij, pavarësisht sa specifik apo i veçantë është. Moderatorët e komuniteteve do të kenë liri të plotë për të vendosur rregulla, dhe, ndryshe nga shumë platforma, log-et e moderimit do të jenë publike, në mënyrë që anëtarët të shohin se si merren vendimet.

Digg ka bërë gjithashtu një ridizajnim vizual: tani ka një sidebar të personalizueshëm ku përdoruesit mund të pin-ojnë komunitetet e tyre të preferuara, si dhe një feed kryesor më të fokusuar në përmbajtje vizuale.

Fillimisht çdo komunitet do të ketë vetëm një menaxher, por kjo pritet të ndryshojë me kalimin e kohës, duke shtuar më shumë mjete personalizimi dhe integrime. Për shembull, një komunitet për filma mund të integrojë vlerësime nga Letterboxd. CEO i Digg, Justin Mezzell, e përshkroi këtë fazë si “ndërtim i avionit ndërsa po fluturojmë”, duke nënkuptuar se platforma do të evoluojë shpejt bazuar në reagimet e përdoruesve.

Çfarë pritet më tej?

Digg po punon ngushtë me moderatorë të Reddit për të përmirësuar përvojën e menaxhimit të komuniteteve dhe po kërkon një model më të drejtë dhe të qëndrueshëm për ta. Gjithashtu, ekipi po shqyrton mundësinë që podcast-i aktual i krijuar nga AI mbi historitë më interesante të Digg të bëhet me një prezantues njerëzor, pasi kjo është kërkesë e përdoruesve. Sipas Rose, ekipi është ende i vogël, por ka “vite kohë” për të gjetur përputhjen perfekte mes produktit dhe tregut. “Me këtë lançim, më në fund kemi themelet gati. Tani fillon pjesa argëtuese,” përfundoi ai.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0