Kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Finalen e Kampionatit MOS në SHBA? - Business Magazine Albania

Kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Finalen e Kampionatit MOS në SHBA?


Gjatë konferencës së Microsoft për transformimin dixhital në arsim të mbajtur më 6 dhjetor 2016 në Tiranë, Certiadria, partneri zyrtar i Certiport për Shqipërinë dhe rajonin ka iniciuar kampionatin e parë kombëtar shqiptar për Microsoft Office Specialist.

Ky kampionat iu mundëson nxënësve të ciklit elemetar, të shkollave të mesme dhe studentëve të universiteteve, nga mosha 13 deri 22 vjeç të marrin pjesë në një kampionat ndërkombëtar, si një mundësi e shkëlqyer për të treguar aftësitë e tyre në Microsoft Office, Word, Excel dhe PowerPoint. Konkurrentit më të mirë do t’i jepet mundësia për të përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin botëror që do të zhvillohet në Disneyland, Kaliforni, SHBA.

Pjesëmarrja në këtë konkurs iu ofron studentëve argëtim; mundësi për t’ju bërë përshtypje konkurrentëve të tjerë; përfitimin e një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht, si dhe përfaqësimin e Shqipërisë në botë.

“Hendeku i aftësive dixhitale është në rritje për shkak të faktit se studentët mbështeten në mendimin e tyre individual se ata i zotërojnë këto aftësi. Ndërkohë që hulumtimi shpreh të kundërtën. Paketa e Microsoft Office është një prej 5 aftësive dixhitale më të kërkuara nga punëdhënësit në kohët e sotme, edhe pse aktualisht studentët njohin më pak se 10% të paketës Office. Kjo është arsyeja e organizimit të këtij kampionati si një format argëtues për të ngushtuar këtë hendek”, u shpreh përfaqësuesi i Certiadria për Rajonin e Adriatikut, Z. Marko Serafimovski.

Ky kampionat ka 15 vjet me radhë që organizohet në më shumë se 120 vende duke përfshirë rreth 1.2 milionë studentë nga e gjithë bota. Këtë vit studentët shqiptarë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e këtij konkursi global duke përfaqësuar Shqipërinë ndërkombëtarisht.

Kampionati Kombëtar Shqiptar për Microsoft Office Specialist mbështetet nga Microsoft Albania dhe Protik Innovation Center.

Për më shumë informacion të detajuar, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të kampionatit: www.kampionatiMOS.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0