Kur duhet të shkosh me pushime sipas shenjës së horoskopit

Kur duhet të shkosh me pushime sipas shenjës së horoskopit


Në të shumtën e rasteve, koha e duhur për t’u nisur me pushime është atëherë kur sapo jeni kthyer nga pushimet…

Ndërsa horoskopi mendon kështu:

Dashi

Gushti është një muaj plot me mundësi. Çfarë të zgjidhni? Idealja do të ishin një palë pushime me dy persona, për ata që janë çift apo pë rata që dëshirojnë të bëjnë pushime në fshatra me plazhe të shumta rrotull. Në shtator, muaji i konsolidimit të aktivitetit professional do të gjeni një formë për të rikuperuar energjitë në pak ditë në vende relaksuese.

Demi

Idealja për ju do të ishte të mbyllni të gjitha aktivitetet që keni. Pushime vetëm, ose të paktën pushime të qeta sepse marrëdhëniet tuaja në këtë periudhë janë të trazuara. Shtatori është i përshtatshëm për punë por nëse doni të shkoni me pushime atëherë është koha e duhur për një udhëtim romantik për dy persona.

Binjakët

Në gusht ju duhen vetëm pushimë, në vende të gjalla, me shumë mundësi për t’u argëtuar dhe mbrëmje me shumë drita. Pak pushim është i nevojshëm sepse shtatori do të jetë një muaj i zënë, sidomos në familje, por dhe në punë. Mund të vizitoni një qytet të ri apo të rehatoheni në një spa me pamje nga deti apo një resort në mal.

Gaforrja

Këtë vit çdo gjë po shkon mbarë. Pushime “inteligjente” ashtu si ju pëlqen. Shfrytëzoni dhe gushtin për pushime sepse shtatori do të jetë një muaj me shumë punë. Organizoni diçka ë hareshme. Deti është një zgjedhje e mirë, por gjithashtu dhe një vend i populluar. Në shtator, mos harro! Dedikohu punës, por mund të shkëputesh dhe për pak ditë në një qytet të ri.

Luani

Luani në muajin gusht është i bekuar me fat në të gjitha fushat. Sugjerimi është të alternoni ditët e pushimeve me detyrat profesionale apo situate të dobishme për punë. Shtatori do të jetë një muaj I mirë për pushime, për të marrë energjitë që keni harxhuar në muajt e mëparshëm. Pushime të qeta në një vend malor, afër vreshtave me rrush apo në një qendër wellness-i mes maleve.

Virgjëresha

Kushtojini kohë vetes dhe gjendjes suaj fizike. Ju nevojitet një vend për të reflektuar, frymëzim në natyrë, për t’u përgatitur për projektet e reja. Shtatori do të sjellë mundësi të reja profesionale dhe nëse niseni për pushime do të humbisnit shumë.

Peshorja

Mund të relaksoheni në një anije, kombinuar më dëshirën për të njohur vende të reja dhe mundësinë për t’u argëtuar në darka dhe festa. Nëse rrini në qytet, puna mund të sjellë mundësi të reja.

Shtatori është i përshtatshëm për pushime të qeta, lexim, ecje të gjata madje dhe në vetmi. Në fushën profesionale do të merrni lajme interesante kështu që mos u shpërqëndroni.

Akrepi

Gushti është një muaj problematik për ju, ndoshta puna mund t’ju zhgënjej dhe t’ju shqetësojë. Energjia juaj nuk do të jetë në maksimum. Ju duhen pushime të paqta dhe relaksuese. Nëse keni vendosur të udhëtoni zgjidhni një vend ekzotik, larg realitetit.

Shigjetari

Për ju, gushti është muaji perfekt për të udhëtuar, studiuar ndoshta dhe për të nisur një biznes. Pushimet tuaja duhet të jenë në një udhëtim të largët, për të hapur mendjen ndaj perspektivave të reja. Në shtator duhet t’i përkushtoheni punës.

Bricjapi

Gushti ju nevojitet për reflektim, lexim dhe hartimin e strategjive të reja. Udhëtimet e shkurtra janë më të rekomandueshme ndoshta një festival, apo një tur në një qytet. Nga ana tjetër, shtatori është shumë i përshtatshëm për udhëtime edhe të gjata, me miq apo në çift. Puna është në favorin tuaj sidomos në marrëdhënie me të huajt.

Ujori

Gushti është sfidues dhe pak problematik. Shmangni udhëtimet me shumë njerëz. Merruni me sport. Merrni kohën tuaj, shtatori është një muaj i ngarkuar me punë.

Peshqit

Nëse mundeni punoni në gusht, që më pas të jeni të lirë për të zhvilluar planë dhe strategji që lidhen me aspiratat tuaja. Nëse keni zgjedhur të pushoni zgjidhni detin, udhëtim me varkë, plazhe jo shumë të populluara. Leximi, sportet dhe kujdesi për trupin kombinohen shumë mirë. Në shtator do të shkëputeni nga shumë njerëz dhe marrëdhënie në përgjithësi.

/VanityFair

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0