Mira Murati ka deklaruar në një intervistë të saj në Festivalin Cannes Lion 2024, se cila është pyetja e parë që mamaja e saj i bëri ChatGPT. Nuk do të habiteni nëse ajo është një pyetje tipike shqiptare e prindit për vajzën. “Kur do të martohet Mira?”, ishte pyetja e saj që shkroi në shqip, ndërsa motrës së Mirës iu desh t’i shpjegojë mamasë se ChatGPT nuk bën mrekulli, por mbetet thjesht një Inteligjencë Artificiale.
Mira Murati, është shefja e teknologjisë së OpenAI, kompanisë që ka ndërtuar sistemin e inteligjencës artificiale ChatGPT, ka treguar se pyetja e parë që nëna e saj i bëri ChatGPT-së ishte se, “Kur do të martohet Mira?”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.