“Kur dështon në përgatitje, je i përgatitur të dështosh” - Business Magazine Albania

“Kur dështon në përgatitje, je i përgatitur të dështosh”


“Strategjia” – sipas Alastair Campbell

“Kur dështon në përgatitje, je i përgatitur të dështosh” – Benjamin Franklin.

Udhëheqësit e mirë shkëlqejnë në hartimin e strategjisë. Skuadrat e mira shkëlqejnë në zbatimin e saj. Edhe sikur të kesh gjithë talentin dhe ambiciet që të duhen, pa strategji të qartë, të kuptueshme nga të gjithë, që nga maja e organizatës deri në bazën saj, qëllimi nuk do të përmbushet.

Strategjia është një nga fjalët dhe konceptet më të keqpërdorura. Shumë ‘strategji’ del që janë qëllime të paqarta apo shprehje taktikash të egra. Për këtë arsye është thelbësore të kuptohet qysh në fillim, se ç’përfshin apo nuk përfshin koncepti i strategjisë.

Nga ana tjetër, po aq e rëndësishme është të mos harrohet edhe që ajo përfshin faza apo parime të ndryshme, të cilat nëse nuk i vlerëson ose – siç bëjnë shumë njerëz – i ngatërron, shndërrohet në një recetë të sigurtё për disfatë dhe humbje.

OST-ja, konsiderohet ABC-ja e fitores
O për objektivat
S për Strategjinë
T për taktikë

Objektivi:
Vjen i pari sepse është hapi fillestar më i rëndësishëm, i cili deri diku, është edhe me i lehti për t’u përcaktuar: është ai ku synohet të mbërrihet, çfarë doni të arrini.

Është ajo “çfarë” e thënies së famshme të Margaret Thatcher-it, thënë një shërbyesi të lartë civil: “E di çfarë. Mos më thuaj çfarë. Më thuaj si”.

Nga objektivi tek strategjia:
Pasi të keni përcaktuar objektivin, duhet të ngjizni edhe strategjinë për ta arritur atë. Lipset sërish të menduarit me kthjelltësi absolute. Para së gjithash duhet shmangur një gabim, ngatërrimi i strategjisë me taktikat.

Kohëve të fundit më kërkuan të këshilloja një kompani gjermane shërbimesh financare. Anëtarëve të bordit u dhashë disa karta të ngjashme, ku në njërën anë qenë shkruar fjalët:

“Objektivi ynë si organizatë…” dhe në tjetrën “Strategjia jonë për të përmbushur këtë objektiv është …”

Ajo që doli nga përgjigjet e tyre ishte paqartësia për të dyja gjёrat. Disa prej tyre, qartazi nuk e bënin dot dallimin mes qëllimit dhe strategjisë dhe, ç’ishte më e keqja, disa të tjerë shpalosën strategji që s’ishin asgjë më shumë se një sërë taktikash.

Ata më kontaktuan ngaqë mendonin se kishin probleme komunikimi, por kjo kompani kishte një problem me strategjinë dhe po përdorte një komunikim të varfër, si mburojë për t’u përballur me mungesën e strategjisë.

Ky është një tjetër gabim i shpeshtë dhe një prej simptomave të organizatave dhe kompanive në dështim. Plani i biznesit nuk është strategji, por një nga mjetet e sigurimit të strategjisë.

Siç thotë John Browne: “Strategjia është një hallkë, midis qëllimit dhe planit tënd të biznesit. Njerëzit që kanë një pamje të qartë të fitores e dinë që strategjia është gjithçka”.

Nga strategjia tek taktikat:

“Mos i stër-shkoqit gjërat deri në pikën e mosveprimit “– Jack Welch.

Tani është koha të veshim strategjinë me taktikë. Nëse do të merrnim si rast ilustrimi për të bërë më të kuptueshëm thelbin dhe rëndësinë e taktikës marrim një shembull.

Kur një parti politike (organizatë) hyn në fushatë elektorale objektivi i saj është fitorja ndërsa strategjia e saj është e përmbledhur tek slogani.

Taktikat janë pikat kyçe të programit (plan biznesi, nëse do të ishte fjala për një kompani).

Strategjia dhe taktikat janë diçka e mirë por ato s’kanë kurrfarë kuptimi nëse nuk gjendet motivimi dhe disiplina për t’i vënë në lëvizje. Prandaj organizatat dhe kompanitë e mëdha sigurohen që të ketë një rrjedhë dinamike ndërmjet fazave të OST-së, drejt vënies së planeve në zbatim.

Ky artikull është marrë nga libri me titull origjinal: Winners and How They Succeed, me autor Alastair Campbell.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0