Kulinaria, trendi më i ri i turizmit në Shqipëri - Business Magazine Albania

Kulinaria, trendi më i ri i turizmit në Shqipëri


Ministrja e Zhvillimit Ekonomi, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mori pjesë në “Konferencën e Degustimit të Kulinarisë nga të gjithë trevat shqiptare”, që u zhvillua për të dytin vit rresht në mjediset e kompleksit Xibraku. Konferenca u organizua nga Shoqata e Restoranteve Turistike Shqiptare, e cila tashmë ka gjithsej 70 anëtarë, mes të cilëve restorantet më të mira tradicionale të Shqipërisë.

Ministrja Ekonomi u shpreh se Organizata Botërore e Turizmit prej kohësh e quan turizmin e gastrononomisë, një nga trendet e reja që janë shfaqur në sektorin e turizmit. Trendi për të bërë gastronominë turizëm botëror ka nisur në 2004.

“Ne i jemi bashkuar këtij trendi, pak më vonë, por jemi në kohë. Arsyeja pse Organizata Botërore e Turizmit vendosi që gastronomia mund të jetë një produkt i mirë turistik për t’u zhvilluar, lidhej me një fakt të rëndësishëm që ka të bëj me jetën e komuniteteve të vogla lokale që duhet të bëhen pjesë e gjithë zhvillimit të vendit”, theksoi ajo.

Por sipas saj, nëse duam të zhvillojmë kulinarinë, duhet të përpiqemi fort që ta kthejmë atë në një instrument zhvillimi duke ndihmuar një bashkësi lokale që të nxjerrë më të mirën e vet dhe të japë më shumë produkte karakteristike të zonës së saj.

Tashmë zona rurale është një zonë që lidhet më lehtë me zonën urbane dhe kjo vjen falë urbanizimit më të madh të territoreve. Edhe Shqipëria, shtoi ministrja Ekonomi, po urbanizohet më shumë duke e bërë më të prekshme një zonë nga pikpamja e produkteve të artizanatit dhe kulinarisë.

Turizmi i kulinarisë, tha ministrja Ekonomi, i jep mundësinë sipërmarrësve që përveçse të jetë prodhues i produktit, të bëhet dhe shijues i produkteve të ngjashme. Ky, sipas saj, është një dimension i ri që Organizata Botërore e Turizmit i ka dhënë turizmit të kulinarisë.

“Ndërkohë në Shqipëri fryma e bashkëpunimit me kultura të reja ndërkombëtare është shtuar, pasi shumë nga ju kanë marrë eksperiencë falë lëvizjeve demografike që kanë ndodhur. Shqipëria jo vetëm ka nevojë t’i përqafojë këto modele, por t’i bëjë pjesë të politikave të aftësimit profesional”, tha Ekonomi.

Sot shkollat profesionale në hoteleri turizëm, kuzhinë, kafe bar restorante janë në vëmendje të të gjithë politikave të aftësimit profesional. Ndaj dhe Ekonomi vlerësoi nismën për hapjen e shkollave të vogla apo kurseve të kulinarisë të hapura nga anëtarë të shoqatës, të cilat e bëjnë më të shtrirë kulturën e gastronomisë në Shqipëri.

Konferenca u pasua nga një prezantim kulunarie ku u prezantuan gatimet më të mira shqiptare që nga zona e Kelmendit e deri në Gjirokastër. Nën moton “Turizmi fillon nga ne”, kjo shoqatë synon që të njihet vlera e kulinarisë shqiptare dhe të promovohet sa më shumë.

Drejtuesi i kësaj shoqate Kujtim Dervishi tha se synon që anëtarësia e kësaj shoqate të zgjerohet. Tashmë kjo shoqatë do krijojë dhe një aplikacion ku të listohen të gjithë restorantet e mira shqiptare. Në panair merrnin pjesë rreth 50 biznese, mes të cilëve prodhues vaji, vere, të baxhove të djathit, kompani birre dhe përfaqësues të restoranteve tipike shqiptare.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0