Kujtimet e ish-kancelares gjermane, do të publikohen në më shumë se 30 vende - Business Magazine Albania

Kujtimet e ish-kancelares gjermane, do të publikohen në më shumë se 30 vende

Kujtimet e ish-kancelares gjermane Angela Merkel do të publikohen më 26 nëntor, njoftoi në fillim të javës shtëpia botuese Kiepenheuer & Witsch. Kujtimet e saj vijnë gati tre vjet pas përfundimit të mandatit 16-vjeçar dhe do të rradhiten në rreth 700 faqe.

Çfarë dimë për kujtimet e Merkelit Libri, i titulluar “Liria. Kujtimet 1954 – 2021”, do të botohet në mbi 30 vende, thanë Kiepenheuer & Witsch.

 

Lexo: Angela Merkel shpallet personazhi i vitit 2015
Në kujtimet, Merkel rrëfen “jetën e saj në dy shtete gjermane — 35 vjet në Gjermaninë Lindore dhe 35 vjet në Gjermaninë e ribashkuar,” thanë botuesit. Merkel lindi në Hamburg, Gjermaninë veriperëndimore, në vitin 1954, por u transferua me familjen e saj në ish- Gjermaninë Lindore .
Ajo e shkroi librin me menaxheren e saj të zyrës dhe këshilltaren politike, Beate Baumann.

 

“Çfarë është liria për mua? Kjo pyetje më ka munduar gjithë jetën”, tha Merkel në një deklaratë pas njoftimit. Liri është “të mos ndalosh së mësuari, të mos qëndrosh në vend, por të lejohesh të shkosh më tej, edhe pas largimit nga politika”, tha ajo.

Angela Merkel ishte kancelare gjermane që nga viti 2005. Janë disa momente kryesore në mandatin e saj të gjatë që e çuan vendin në një periudhë ndryshimesh të jashtëzakonshme.

Merkel ndoshta qendron me profil të ulët, pasi raporti në kohën e qeverisjes së saj me Rusinë ngjalli kritika të reja.

Që nga lënia e detyrës ajo ka qëndruar jashtë debateve politike dhe larg zhvillimeve në partinë e saj të qendrës së djathtë, Unioni Kristian Demokrat (CDU).

Merkel, e cila ishte “Gruaja më e Fuqishme në Botë” nga revista Forbes për 10 vjet rresht, ishte në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës midis 2005 dhe 2021. Ajo është gruaja e parë dhe deri tani e vetmja që ka qenë kancelare e Gjermanisë.Megjithatë, trashëgimia e Merkelit është përballur me kritika që nga largimi i saj nga politika, veçanërisht për qasjen e saj ndaj Moskës si dhe varësisë së Gjermanisë ndaj gazit rus./DW

Lexo: Angela Merkel, për herë të parë fjalim drejtuar gjithë kombit të saj

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0