Angela Merkel, për herë të parë fjalim drejtuar gjithë kombit të saj - Business Magazine Albania

Angela Merkel, për herë të parë fjalim drejtuar gjithë kombit të saj


Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel i është drejtuar për herë të parë kombit të saj, që nga nisja e drejtimit politik, përmes një fjalimi televiziv.

Merkel u bëri apel qytetareve të Gjermanisë të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë duke i bërë thirrje arsyes së qytetarëve që të jenë të disiplinuar. Merkel e cilësoi luftimin e Covid 19 një detyrë me përmasa historike.

“Gjendja është serioze, E di sa e vështirë është të mbyllësh hapësirat e aktiviteteve, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe sheshet e lojërave. Janë kufizime, që nuk kanë ndodhur asnjëherë tjetër në Republikën Federale”, tha Merkel.

Megjithatë, sipas saj, duhet të ndiqen rregulloret. “Ju bëj thirrje juve: përmbajuni rregullave që do të hyjnë në fuqi së shpejti. Ne si qeveri vazhdimisht do të shqyrtojmë, se çfarë mund të korrigjohet sërish, por edhe se çfarë është e nevojshme. Që pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjë sfidë të ngjashme që I kërkon vendit tonë një reagim të përbashkët e solidar të këtij niveli. “Më lejoni t’ju them këtë: është diçka serioze. Merreni edhe ju si të tillë. Të luftojmë koronavirusin është një detyrë. historike dhe mund të përballohet vetëm së bashku. tha Merkel gjatë fjalës së saj drejtuar qytetarëve gjermanë.

Gjermania ka nisur të ketë pasoja edhe në industrinë e saj, me Volksëagen, Daimler dhe BMW, të cilat kanë lajmëruar pezullimin e prodhimit të automobilave në Europë për një periudhë 2-4 javë.

Fjalimi  DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0