Kujdes! Raste mashtrimi me transfertat monetare ndërkombëtare!

Kujdes! Raste mashtrimi me transfertat monetare ndërkombëtare


Duke nisur nga dita e sotme çdo tatimpagues ka në dosjen e tij tatimore, një njoftim ndërgjegjësues mbi fenomenin e mashtrimit të konstatuar nga DPPP.
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në funksion të mbrojtjes së qytetarëve, kërkoi bashkëpunim e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të informuar çdo tatimpagues të regjistruar në sistemin tatimor, mbi rrezikun e mashtrimit nga persona të pa autorizuar.
Personat mashtrues paraqiten si përfaqësues legjitim të kompanive, me të cilat klientët e bankës kanë marrëdhënie biznesi në nivel ndërkombëtar.
Në këto raste, klienti e merr të mirëqenë këtë mesazh dhe kryen pagesën në një llogari tjetër bankare, e cila kontrollohet nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Lexo: 18 mijë biznese paralajmërohen nga tatimet për shkeljet që bëjnë gjatë aktivitetit privat

Në momentin kur klienti kontakton me kompaninë përkatëse, kupton se ka qenë viktimë mashtrimi, pa pasur mundësi rikuperimi të fondeve, pasi ato tërhiqen menjëherë nga mashtruesit. Këto skema mashtrimi kanë prekur individë dhe biznese në vendin tonë, të cilët kanë pësuar humbje në vlera të konsiderueshme monetare.

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, bën thirrje që nëse ndesheni me raste të tilla, të kryeni një komunikim paraprak (me telefon, faks, email) me kompanitë partnere, për t’u siguruar paraprakisht që ndryshimet janë bërë nga ana e tyre, për arsye legjitime dhe janë të miratuara prej tyre. Vetëm pas këtij konfirmimi mund vijoni me transferimin e vlerave monetare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0